☁️
Tiranë 13°C · Vranët 03 Nëntor 2026
S&P 500 7,586 ▲0.59%
DOW 51,858 ▼0.24%
NASDAQ 25,436 ▲1.08%
NAFTA 95.76 ▼0.73%
ARI 3,947 ▼0.58%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1195 EUR/GBP 0.8350 EUR/CHF 0.9176 EUR/ALL 91.0200 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5648 EUR/TRY 55.9660 EUR/JPY 176.79 EUR/CAD 1.5650 EUR/USD 1.1195 EUR/GBP 0.8350 EUR/CHF 0.9176 EUR/ALL 91.0200 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5648 EUR/TRY 55.9660 EUR/JPY 176.79 EUR/CAD 1.5650
₿ CRYPTO
BTC $77,662 ▲ +0.07% ETH $2,298 ▲ +0.95% XRP $1.2794 ▲ +2.34% SOL $93.6100 ▲ +0%
S&P 500 7,586 ▲0.59 % DOW 51,858 ▼0.24 % NASDAQ 25,436 ▲1.08 % NAFTA 95.76 ▼0.73 % ARI 3,947 ▼0.58 % S&P 500 7,586 ▲0.59 % DOW 51,858 ▼0.24 % NASDAQ 25,436 ▲1.08 % NAFTA 95.76 ▼0.73 % ARI 3,947 ▼0.58 %
EUR/USD 1.1195 EUR/GBP 0.8350 EUR/CHF 0.9176 EUR/ALL 91.0200 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5648 EUR/TRY 55.9660 EUR/JPY 176.79 EUR/CAD 1.5650 EUR/USD 1.1195 EUR/GBP 0.8350 EUR/CHF 0.9176 EUR/ALL 91.0200 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5648 EUR/TRY 55.9660 EUR/JPY 176.79 EUR/CAD 1.5650
03 Nën 2026
Breaking
Horoskopi

Horoskopi, parashikimi për 12 shenjat e zodiakut për sot, nga dashuria dhe puna, te leku dhe shëndeti!

Harmonia që do të mbizotërojë tek ju gjatë kësaj dite do të bëjë që ju të ndiheni mirë pavarësisht problemeve të shumta që do të keni.

Gjatë mëngjesit do të jeni të përqendruar tek konsumi dhe pregatitja e ushqimit. Nëse ju duhet të merrni një vendim, fillimisht dëgjoni edhe opinionet e të tjerëve dhe më pas bëni çfarë dini vetë.

Demi

Projektet dhe planet e biznesit do të jenë shumë të mira për ju në rast se e realizoni gjithçka në bazë të një plani të caktuar. Në rast se ndesheni me ndonjë keqkuptim apo kundërshtime nga partnerët tuaj në punë, bëni mirë të tregoni vendosmëri dhe njëkohësisht vetëbesim.

Binjakët

Nisja e kësaj dite do të jetë shumë e mirë dhe e mbarë për të gjithë personat që ndodhen nën këtë shenjë. Eprorët tuaj do t’ju kushtojnë vëmendje në ato që ju do të thoni, bëni apo do tu këshilloni atyre në lidhje me disa çështje pune. Mbani parasysh se komunikimi do të jetë arma juaj më e fortë gjatë kësaj dite. Mundohuni që edhe ju të kuptoni bashkëbiseduesin dhe të merrni mendime nga ata.

Gaforrja

Sot nuk duhet të tregoheni përtacë por të nisni të lëvizni duart e këmbët në mënyrë që të mund të realizoni qëllimet që i keni vënë vetes dhe planet tuja për të ardhmen. Sot do ta keni shumë të vështirë të justifikoni dhe mbroni disa ide tuajat si dhe të mbroni veprime të kryera keq në të shkuarën.

Luani

Gjërat sot do të ndodhin në atë mënyrë që ju do të mund ta ndieni veten të lirë dhe tërësisht rehat në ato gjëra që do të bëni. Falë këtyre rrethanave ju do të mund të tregoni aftësitë tuaja në disa fusha të veçanta dhe do të fitoni mbështetjen e njëkohësisht vëmendjen e atyre që ju rrethojnë. Do të jeni përgjithësisht të suksesshëm.

Virgjëresha

Sot do të tregoni entuziazëm për disa gjëra, çka nuk është në natyrën tuaj. Do të keni sukses në anën financiare, në biznes dhe në krijueshmëri. Megjithatë, mbani parasysh gjithmonë se potenciali juaj është shumë i madh ndaj nëse doni ju keni aftësitë të ndryshoni çdo gjë rreth jush.

Peshorja

Situata do të jetë tepër e favorshme për ju. Kjo gjë do t’ju lejojë të kryeni disa veprime në disa vende të ndryshme në të njëjtën kohë. Në të njëjtën kohë mos u surprizoni nëse disa persona nuk ju kushtojnë vëmendje në ato që do të thoni apo do të tregoni, pasi interesat e tyre mund të mos përputhen përherë me interesat tuaja. Tregohuni të sinqertë me partnerin dhe mos i mbani atij/asaj të fshehta.

Akrepi

Kjo ditë do të jetë e lidhur ngushtësisht me disa blerje të suksesshme që ju do të bëni. Njëkohësisht mund të lidhni një kontratë tepër të leverdishme për ju. Orët e para të ditës dot ë jenë më të favorshme për të realizuar qëllimet që keni. Ka për të qenë një ditë e mbarë dhe e kënaqshme.

Shigjetari

Mos mendoni negativisht dhe se asnjë gjë që ju keni planifikuar nuk mund të bëhet realitet. Do të keni disa eksperienca me të vërtetë interesante gjatë kësaj dite, të cilat do t’ju shërbejnë edhe në të ardhmen. Të afërmit tuaj do të tregojnë gatishmëri për t’ju ndihmuar në çdo aspekt dhe për t’ju ndenjur afër.

Bricjapi

Marrëdhënia juaj me familjarët mund të jetë shumë domethënëse dhe të japë frytet e saj në rast se ju me të vërtetë punoni fort për të pasur rezultatet e dëshiruara. Një veprim i bërë nga ju do të ketë më shumë rëndësi se një mijë fjalë të thëna. Nëse veproni siç duhet, suksesi do të jetë në anën tuaj.

Ujori

Sot do të shijoni me të vërtetë shumë komunikimin me personat që ju rrethojnë. Edhe pse të tjerët do t’ju gjykojnë pa masë dhe pa të drejtë, vështirë se ju do të arrini të mërziteni. Do tu jepni mundësinë të tjerëve të thonë mendimet e tyre dhe nuk do të shqetësoheni për fjalët e kota. Do të jetë një ditë e bukur gjatë së cilës do të përfitoni eksperiencat që ju dëshironi.

Peshqit

Më në fund do të keni mundësinë të bëni atë gjë që keni kohë që dëshironi ta realizoni. Do të mund të blini disa orendi që ju duhen dhe në të njëjtën kohë do tu jeni mirënjohës disa personave që ju kanë ndenjur pranë. E vetmja këshillë që ju jepet juve gjatë kësaj kohe është të mos nxitoni për të marrë vendime të cilat mund të jenë të gabuara.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.