Tiranë 23°C · Pjesërisht vranët 12 May 2026
S&P 500 7,413 ▲0.19%
DOW 49,704 ▲0.19%
NASDAQ 26,274 ▲0.1%
NAFTA 101.01 ▲3%
ARI 4,712 ▼0.36%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1774 EUR/GBP 0.8653 EUR/CHF 0.9165 EUR/ALL 95.1850 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.3224 EUR/TRY 53.4444 EUR/JPY 185.07 EUR/CAD 1.6105 EUR/USD 1.1774 EUR/GBP 0.8653 EUR/CHF 0.9165 EUR/ALL 95.1850 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.3224 EUR/TRY 53.4444 EUR/JPY 185.07 EUR/CAD 1.6105
₿ CRYPTO
BTC $80,852 ▲ +0.07% ETH $2,286 ▼ -1.98% XRP $1.4653 ▲ +1.29% SOL $95.6200 ▲ +0.74%
S&P 500 7,413 ▲0.19 % DOW 49,704 ▲0.19 % NASDAQ 26,274 ▲0.1 % NAFTA 101.01 ▲3 % ARI 4,712 ▼0.36 % S&P 500 7,413 ▲0.19 % DOW 49,704 ▲0.19 % NASDAQ 26,274 ▲0.1 % NAFTA 101.01 ▲3 % ARI 4,712 ▼0.36 %
EUR/USD 1.1774 EUR/GBP 0.8653 EUR/CHF 0.9165 EUR/ALL 95.1850 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.3224 EUR/TRY 53.4444 EUR/JPY 185.07 EUR/CAD 1.6105 EUR/USD 1.1774 EUR/GBP 0.8653 EUR/CHF 0.9165 EUR/ALL 95.1850 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.3224 EUR/TRY 53.4444 EUR/JPY 185.07 EUR/CAD 1.6105
12 May 2026
Breaking
Kosova

Hoti: Më 7 qershor qytetarët e Kosovës vendosin për partneritetin euro-atlantik

Ish deputeti i LDK-së, Avdullah Hoti ka thënë se më 7 qershor qytetarët do të vendosin për partneritetin euro-atlantik.

Hoti përmes një postimi në rrjetin social në Facebook ka shkruar se Marrëveshja e Stabilizim-Asociimit dhe Marrëveshja e Uashingtonit janë kundërshtuar nga Lëvizja Vetëvendosje.

“Të dyja këto marrëveshje janë nënshkruar në qeveritë e udhëhequra nga LDK-ja, sigurisht me mbështetje të fuqishme të partnerëve të koalicionit me të cilët LDK-ja ka bashkëpunuar në Qeveri në interes të shtetit të Kosovës. E gjithë LDK-ja është krenare për këto arritje që ia kemi siguruar shtetit të Kosovës së bashku me partnerët e koalicionit me të cilët kemi qeverisur. Unë jam tepër krenar që kam pasur mundësi të kontribuoj në arritjen e njërës prej këtyre marrëveshjeve historike për Kosovën”, ka shkruar Hoti.

Ai tha se ky partneritet nuk është vetëm përcaktim ekonomik dhe politik i Kosovës, është ekzistencial për të ardhmen euro-atlantike të Kosovës dhe të gjithë shqiptarëve.

“Më 7 qershor, qytetarët e Kosovës do të votojnë PËR partneritetin strategjik të Kosovës me BE dhe SHBA. Ky partneritet nuk është vetëm përcaktim ekonomik dhe politik i Kosovës, është ekzistencial për të ardhmen euro-atlantike të Kosovës dhe të gjithë shqiptarëve”, ka shkruar ndër të tjera Hoti.

Për më shumë shumë lexoni të plotë positmin e Hotit:

Pas shpalljes së pavarësisë më 2008, qeveritë e njëpasnjëshme kanë nënshkruar marrëveshje për bashkëpunim dhe partneritet strategjik të Kosovës me aleatët perëndimorë. Në këto marrëveshje hyjnë partneritetet bilaterale, anëtarësimet në organizata ndërkombëtare si Banka Botërore dhe FMN, dhe marrëveshjet e borxhit shtetëror për projekte strategjike etj.

Në mesin e këtyre marrëveshjeve, dy janë kryesoret, që mund të konsiderohen marrëveshje historike pasi e kanë përcaktuar partneritetin afatgjatë të Kosovës me aleatët euro-atlantikë, e para me BE-në dhe e dyta me SHBA-në.

1. Marrëveshja e Stabilizim-Asociimit, e nënshkruar në Qeverinë Mustafa, e cila e përcakton rrugën për integrim të Kosovës në BE. Bashkë me këtë marrëveshje vjen edhe mbështetja e madhe financiare e BE-së, e cila ka për qëllim t’i ndihmojë Kosovës për plotësimin e kushteve për anëtarësim, ashtu që kur të hapen kapitujt e anëtarësimit Kosova të jetë e gatshme. Vit pas viti, Qeveria e Kosovës e miraton Planin Kombëtar për Zbatimin e MSA-së, i cili diskutohet me Komisionin Evropian dhe mbikëqyret nga Komisioni Parlamentar BE-Kosovë si trupë mbikëqyrëse, i përbërë nga deputetët e Kuvendit të Kosovës dhe të Parlamentit Evropian.

2. Marrëveshja e Uashingtonit, e nënshkruar në Qeverinë Hoti, e cila përmban elemente tepër të rëndësishme të partneritetit të Kosovës me SHBA-në, si dhe aspekte të fuqishme që e fuqizojnë pozitën e Kosovës në rajon dhe më gjerë. Këtu përfshihen para së gjithash projektet e mëdha infrastrukturore, si projekti i gazit amerikan, i hekurudhës Prishtinë-Durrës, i portit të thatë në Prishtinë, i ndërlidhjes së Kosovës me rrjetin e autostradave rajonale, i qasjes së Kosovës në tregjet financiare amerikane, mbrojtja e investimeve amerikane dhe çështje të tjera strategjike.

Të dyja këto marrëveshje janë realizim i vizionit të Presidentit Rugova dhe bashkëmendimtarëve të tij: Një Kosovë e integruar në BE dhe NATO, e në miqësi të përhershme me SHBA-në.

Të dyja këto marrëveshje janë nënshkruar në qeveritë e udhëhequra nga LDK-ja, sigurisht me mbështetje të fuqishme të partnerëve të koalicionit me të cilët LDK-ja ka bashkëpunuar në Qeveri në interes të shtetit të Kosovës. E gjithë LDK-ja është krenare për këto arritje që ia kemi siguruar shtetit të Kosovës së bashku me partnerët e koalicionit me të cilët kemi qeverisur. Unë jam tepër krenar që kam pasur mundësi të kontribuoj në arritjen e njërës prej këtyre marrëveshjeve historike për Kosovën.

Të dyja këto marrëveshje janë kundërshtuar nga Lëvizja Vetëvendosje. Për të parën, Marrëveshjen e Stabilizim-Asociimit, Lëvizja Vetëvendosje nuk ka marrë pjesë në votim në Kuvendin e Kosovës kur është ratifikuar. Megjithatë, sot Lëvizja Vetëvendosje e zbaton dhe krenohet me atë marrëveshje.

Ndërkaq, të dytën, Marrëveshjen e Uashingtonit, Lëvizja Vetëvendosje e ka kundërshtuar në Kuvend dhe jashtë Kuvendit dhe e ka quajtur antikushtetuese. Për më tepër, ka adresuar kritika ndaj Administratës Amerikane të atëhershme të udhëhequr nga Presidenti Trump, sjellje kjo në kundërshtim me kodin diplomatik që Kosova kishte ndjekur gjithmonë karshi aleatëve strategjikë. Më vonë, kur Presidenti Trump u kthye sërish në krye të Administratës Amerikane, filluan lajkat nga qeveritarët e Kosovës. Por ishte vonë, pasi projekti i gazit ishte anuluar nga Qeveria e Kosovës, përpjekje për realizim të projekteve infrastrukturore nuk ishin bërë, nuk ishte ndërmarrë asnjë hap për thellimin e partneritetit ekonomik në fushën e investimeve dhe qasjes në tregjet financiare amerikane.

Më 7 qershor, qytetarët e Kosovës do të votojnë PËR partneritetin strategjik të Kosovës me BE dhe SHBA.

Ky partneritet nuk është vetëm përcaktim ekonomik dhe politik i Kosovës, është ekzistencial për të ardhmen euro-atlantike të Kosovës dhe të gjithë shqiptarëve.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.