☀️
Tiranë 29°C · Kthjellët 10 July 2026
S&P 500 7,557 ▲0.18%
DOW 52,611 ▲0.24%
NASDAQ 26,223 ▲0.06%
NAFTA 71.06 ▼1.42%
ARI 4,119 ▼0.53%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1431 EUR/GBP 0.8528 EUR/CHF 0.9225 EUR/ALL 93.9093 EUR/MKD 61.6400 EUR/RSD 117.3527 EUR/TRY 53.6687 EUR/JPY 185.63 EUR/CAD 1.6199 EUR/USD 1.1431 EUR/GBP 0.8528 EUR/CHF 0.9225 EUR/ALL 93.9093 EUR/MKD 61.6400 EUR/RSD 117.3527 EUR/TRY 53.6687 EUR/JPY 185.63 EUR/CAD 1.6199
₿ CRYPTO
BTC $64,054 ▲ +1.84% ETH $1,791 ▲ +2.95% XRP $1.1042 ▲ +1.28% SOL $78.1700 ▲ +0.66%
S&P 500 7,557 ▲0.18 % DOW 52,611 ▲0.24 % NASDAQ 26,223 ▲0.06 % NAFTA 71.06 ▼1.42 % ARI 4,119 ▼0.53 % S&P 500 7,557 ▲0.18 % DOW 52,611 ▲0.24 % NASDAQ 26,223 ▲0.06 % NAFTA 71.06 ▼1.42 % ARI 4,119 ▼0.53 %
EUR/USD 1.1431 EUR/GBP 0.8528 EUR/CHF 0.9225 EUR/ALL 93.9093 EUR/MKD 61.6400 EUR/RSD 117.3527 EUR/TRY 53.6687 EUR/JPY 185.63 EUR/CAD 1.6199 EUR/USD 1.1431 EUR/GBP 0.8528 EUR/CHF 0.9225 EUR/ALL 93.9093 EUR/MKD 61.6400 EUR/RSD 117.3527 EUR/TRY 53.6687 EUR/JPY 185.63 EUR/CAD 1.6199
10 Jul 2026
Breaking
Kronika

Hoxha: Ja pse protesta po humbet mbështetjen

Gazetari Artan Hoxha komentoi ecurinë e protestës qytetare, duke u shprehur se kur kemi arritur në ditën e saj të 40-të, mbështetja ka ardhur duke u zbehur. Sipas tij, një nga arsyet kryesore është mungesa e qartësisë nga organizatorët për drejtimin që do të marrë lëvizja ndërsa u shpreh se kërkesa për dorëheqjen e kryeministrit duhet të shoqërohet me një plan konkret veprimi.

“Protesta është element i pashmangshëm. Jo vetëm për faktin që ka 40 ditë, sigurisht ky është një faktor, por mbështetja ka rënë pak nga pak, pasi për mendimin tim është edhe kjo pjesa që organizatorët nuk kanë kristalizuar kush janë ata sipër, çfarë do të marrin përsipër të bëjnë dhe ku do ta çojnë. Tirana ua dha mbështetjen pa kufi, por nëse e çon pafundësisht dhe e bën si ritual, rikthehesh si pozita zyrtare dhe bëhesh i lexueshëm. Në momentin që bëhesh i lexueshëm, lind mospëlqimi. Edhe nëse ke një nivel më të lartë se ata që flasin më ulët se pjesëmarrësit në protestë, prapë krijon një pakënaqësi tjetër. U deshën 36 vjet që më në fund Tirana të dilte në bulevard dhe ky shans nuk duhej humbur, por kam frikë se do të shpërdorohet gjithë ky besim që iu dha organizatorëve të kësaj proteste, pikërisht nga qytetarët e Tiranës, profesionet e lira dhe Gjenerata Z. Ka një ndryshim të dukshëm nga ditët e para të protestës. Jo thjesht te numrat, por edhe te kauza. Kjo protestë mblodhi gjithçka që i doli rrugës me qëllimin për të kërkuar dorëheqjen e kryeministrit, por kjo duhet të materializohet, sepse ndodh që një kryeministër nuk jep dorëheqjen. Në këto kushte duhet një formë tjetër. Nuk e di çfarë do të vendosin organizatorët, por korriku dhe gushti janë muaj të vështirë për ta mbajtur protestën të ndezur. Fëmijët janë me pushime, një pjesë e qytetarëve kanë planifikuar pushimet, i nxehti bën të vetën. Ka shumë faktorë që nuk e favorizojnë. Nëse vendoset një ndërprerje dhe rifillimi në shtator, mund të jetë një ide që ata mund ta marrin në konsideratë”, tha ai në Euro News.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.