🌤️
Tiranë 20°C · Kryesisht kthjellët 06 June 2026
S&P 500 7,384 ▼2.64%
DOW 50,867 ▼1.35%
NASDAQ 25,709 ▼4.18%
NAFTA 90.54 ▼2.69%
ARI 4,365 ▼3.1%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1559 EUR/GBP 0.8643 EUR/CHF 0.9176 EUR/ALL 95.3742 EUR/MKD 61.6747 EUR/RSD 117.3569 EUR/TRY 53.2474 EUR/JPY 185.11 EUR/CAD 1.6088 EUR/USD 1.1559 EUR/GBP 0.8643 EUR/CHF 0.9176 EUR/ALL 95.3742 EUR/MKD 61.6747 EUR/RSD 117.3569 EUR/TRY 53.2474 EUR/JPY 185.11 EUR/CAD 1.6088
₿ CRYPTO
BTC $60,580 ▼ -0.8% ETH $1,552 ▼ -2.87% XRP $1.0800 ▼ -2.46% SOL $61.6100 ▼ -4.05%
S&P 500 7,384 ▼2.64 % DOW 50,867 ▼1.35 % NASDAQ 25,709 ▼4.18 % NAFTA 90.54 ▼2.69 % ARI 4,365 ▼3.1 % S&P 500 7,384 ▼2.64 % DOW 50,867 ▼1.35 % NASDAQ 25,709 ▼4.18 % NAFTA 90.54 ▼2.69 % ARI 4,365 ▼3.1 %
EUR/USD 1.1559 EUR/GBP 0.8643 EUR/CHF 0.9176 EUR/ALL 95.3742 EUR/MKD 61.6747 EUR/RSD 117.3569 EUR/TRY 53.2474 EUR/JPY 185.11 EUR/CAD 1.6088 EUR/USD 1.1559 EUR/GBP 0.8643 EUR/CHF 0.9176 EUR/ALL 95.3742 EUR/MKD 61.6747 EUR/RSD 117.3569 EUR/TRY 53.2474 EUR/JPY 185.11 EUR/CAD 1.6088
06 Jun 2026
Breaking
Politika

Hoxha në Kuvend: Shqipëria drejt anëtarësimit në BE brenda vitit 2030, progres i vlerësuar dhe konsoliduar

Ministri i Jashtëm, Ferit Hoxha, gjatë diskutimeve në Kuvend mbi projekt-rezolutën për integrimin e Shqipërisë në Bashkimin Europian, theksoi se miratimi i saj do t’i bënte nder vendit dhe institucioneve parlamentare.

Sipas Hoxhës, qëndrimi i Bashkimit Europian për zgjerimin nuk ka ndryshuar që nga miratimi i raportit të fundit dhe mbetet një prioritet strategjik.

“Mbështetja për zgjerimin e Ballkanit Perëndimor është e gjerë dhe e konsoliduar. Marrëdhëniet tona me BE dhe vendet anëtare nuk kanë qenë kurrë më të ngushta, më konkrete dhe më premtuese se sa sot”, deklaroi ai.

Ministri theksoi se procesi i negociatave për anëtarësimin është i bazuar në meritë dhe rezultatet konkrete të reformave janë kriteri kryesor i vlerësimit nga Bashkimi Europian.

“Progresi domethënës i bërë nga Shqipëria, me një ritëm të përshpejtuar, është vlerësuar dhe sot vendi ynë ka konsoliduar pozicionin si një nga dy vendet prioritare të programeve të zgjerimit së bashku me Malin e Zi”, shtoi Hoxha.

Ai u ndal edhe te objektivi i mbylljes së negociatave teknike deri në vitin 2027, duke theksuar se, nëse ruhet ritmi aktual, anëtarësimi i plotë brenda vitit 2030 është i arritshëm. Hoxha sqaroi gjithashtu se procesi kryesor aktual është shqyrtimi i raportit të Komisionit Europian për piketat e ndërmjetme dhe se ky proces nuk është bllokuar nga shtetet anëtare.

“Si çdo vend kandidat, Shqipëria nuk është pjesë formale e diskutimeve të brendshme në KE; ne do të jemi në atë tryezë vetëm kur të bëhemi anëtarë. Procesi i integrimit duhet të mbështetet në një klimë konstruktive dialogu dhe bashkëpunimi”, theksoi Hoxha.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.