☁️
Tiranë 19°C · Vranët 30 Tetor 2026
S&P 500 7,619 ▼1.32%
DOW 52,106 ▼0.45%
NASDAQ 25,620 ▼2.16%
NAFTA 104.18 ▲2.14%
ARI 3,921 ▼2.74%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1162 EUR/GBP 0.8358 EUR/CHF 0.9220 EUR/ALL 90.8006 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5118 EUR/TRY 55.7426 EUR/JPY 176.24 EUR/CAD 1.5616 EUR/USD 1.1162 EUR/GBP 0.8358 EUR/CHF 0.9220 EUR/ALL 90.8006 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5118 EUR/TRY 55.7426 EUR/JPY 176.24 EUR/CAD 1.5616
₿ CRYPTO
BTC $77,472 ▼ -4.7% ETH $2,245 ▼ -4.35% XRP $1.2485 ▼ -4.24% SOL $94.9900 ▼ -6.74%
S&P 500 7,619 ▼1.32 % DOW 52,106 ▼0.45 % NASDAQ 25,620 ▼2.16 % NAFTA 104.18 ▲2.14 % ARI 3,921 ▼2.74 % S&P 500 7,619 ▼1.32 % DOW 52,106 ▼0.45 % NASDAQ 25,620 ▼2.16 % NAFTA 104.18 ▲2.14 % ARI 3,921 ▼2.74 %
EUR/USD 1.1162 EUR/GBP 0.8358 EUR/CHF 0.9220 EUR/ALL 90.8006 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5118 EUR/TRY 55.7426 EUR/JPY 176.24 EUR/CAD 1.5616 EUR/USD 1.1162 EUR/GBP 0.8358 EUR/CHF 0.9220 EUR/ALL 90.8006 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5118 EUR/TRY 55.7426 EUR/JPY 176.24 EUR/CAD 1.5616
30 Tet 2026
Breaking
Politika

Hoyt Yee: Liderët e korruptuar s’duhet t’i ftojmë në Uashington

Zyrtari i Departamentit amerikan të Shtetit, Hoyt Brian Yee ka deklaruar se Perëndimi duhet të jetë më i prerë ndaj liderëve të rajonit të Ballkanit.

 “Mendoj se ndonjëherë është e turpshme se si udhëheqës politikë të Ballkanit, pavarësisht akteve të tyre të dënueshme, priten në kryeqytetet europiane sikur nuk kanë bërë asgjë të keqe. Kur qytetarët e këtyre vendeve i shohin udhëheqësit e tyre në takime të nivelit të lartë në Europë e Uashington nxjerrin përfundime. Nëse ata nuk lejohen në këto takime dhe bëhen të qarta arsyet përse, kjo do të kishte një ndikim pozitiv në ecurinë e këtyre vendeve”, ka deklaruar Yee.

Lidhur me reformën në drejtësi, Yee ka paralajmëruar se Shtetet e Bashkuara nuk do të lejojnë që ajo të mbetet në letër.

“Ne nuk do të kënaqemi me një zbatim të pjesshëm ose mungesë zbatimi, ndaj do kërkojmë nga qeveria dhe opozita që të mbajnë zotimet për të zbatuar amendamentet. Synimi nuk është të kënaqen SHBA apo BE, por të vendoset ligji dhe shteti ligjor në Shqipëri”, ka thënë Yee.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.