Kronika

3200 muxhahedinë në Shqipëri, McCain: Treguat guxim!

Një grup prej 280 personash është nisur dje nga kampi Liria në Irak drejt Shqipërisë, duke e çuar në 3200 numrin total të muxhahedinëve në vendin tonë.

Transferimin e të gjithë anëtarëve të MEK nga “Kampi Liria” (Liberty) për në Shqipëri, e ka përshëndetur edhe ish-kandidati republikan për president në SHBA, njëkohësisht një nga politikanët më me influencë, John McCain.

I shpreh falënderimet e mia më të thella Qeverisë së Shqipërisë për mikpritjen dhe guximin në përpjekjet e saj për të zgjidhur këtë krizë humanitare. Gatishmëria e Shqipërisë për të siguruar strehim për banorët e Kampit të Lirisë është një testament i vërtetë për frymën dhe vlerat e popullit shqiptar”, thuhet në deklaratën e tij.

Lajmin për transferimin e muxhahedinëve iranianë e kanë pasqyruar gjerësisht edhe mediat e këtij vendi, të cilat thonë se “Shqipëria ka marrë të gjithë anëtarët e grupit terrorist”.

Muxhahedinët janë një grup ekstremistësh të cilët kërkojnë rrëzimin e regjimit në Republikën Islamike të Iranit. Në vitin 2009, Këshilli i Europës i nxorri “Muxhaedinët e Popullit Iranian” nga lista e organizatave terroriste ku i kishin klasifikuar më parë.

Që në 2012-n edhe SHBA dhe Kanadaja i kanë nxjerrë “Muxhahedinët” nga kjo listë duke i konsideruar një organizatë që lufton me mjete të ligjshme politike për ndërrimin e regjimit në Iran. Në vitin 2002, ishte “MPI” që bëri me dije ekzistencën e programit nuklear të Iranit, gjë që rezultoi e vërtetë.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button