☀️
Tiranë 24°C · Kthjellët 01 Tetor 2026
S&P 500 7,628 ▼0.31%
DOW 50,660 ▼0.48%
NASDAQ 26,758 ▼0.38%
NAFTA 92.56 ▲2.37%
ARI 4,203 ▲0.38%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1340 EUR/GBP 0.8547 EUR/CHF 0.9469 EUR/ALL 92.0731 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5251 EUR/TRY 55.6258 EUR/JPY 178.36 EUR/CAD 1.6116 EUR/USD 1.1340 EUR/GBP 0.8547 EUR/CHF 0.9469 EUR/ALL 92.0731 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5251 EUR/TRY 55.6258 EUR/JPY 178.36 EUR/CAD 1.6116
₿ CRYPTO
BTC $84,194 ▼ -0.09% ETH $2,683 ▼ -0.2% XRP $1.4861 ▼ -1.5% SOL $117.3600 ▼ -1.77%
S&P 500 7,628 ▼0.31 % DOW 50,660 ▼0.48 % NASDAQ 26,758 ▼0.38 % NAFTA 92.56 ▲2.37 % ARI 4,203 ▲0.38 % S&P 500 7,628 ▼0.31 % DOW 50,660 ▼0.48 % NASDAQ 26,758 ▼0.38 % NAFTA 92.56 ▲2.37 % ARI 4,203 ▲0.38 %
EUR/USD 1.1340 EUR/GBP 0.8547 EUR/CHF 0.9469 EUR/ALL 92.0731 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5251 EUR/TRY 55.6258 EUR/JPY 178.36 EUR/CAD 1.6116 EUR/USD 1.1340 EUR/GBP 0.8547 EUR/CHF 0.9469 EUR/ALL 92.0731 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5251 EUR/TRY 55.6258 EUR/JPY 178.36 EUR/CAD 1.6116
01 Tet 2026
Breaking
Kosova

Hyn në fuqi Marrëveshja e Tregtisë së Lirë me EFTA-n, niset pakoja e parë nga Kosova

Zëvendësministri Jeton Mehmeti: Marrëveshja u jep bizneseve kosovare mundësi me katër tregje të fuqishme — Zvicrën, Norvegjinë, Lihtenshtajnin dhe Islandën

Marrëveshja e Tregtisë së Lirë ndërmjet Kosovës dhe shteteve anëtare të EFTA-s ka hyrë zyrtarisht në fuqi më 1 tetor 2026, duke hapur një kapitull të ri për eksportet kosovare. Me këtë rast, siç njofton KosovaPress, Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë, Tregtisë dhe Inovacionit ka nisur sot zyrtarisht pakon e parë nga Kosova drejt tregut EFTA. Nisja është bërë në pikën kufitare Dheu i Bardhë, duke shënuar hapin e parë konkret të zbatimit të kësaj marrëveshjeje dhe hapjen e mundësive të reja për eksportuesit kosovarë në tregjet e Zvicrës, Norvegjisë, Islandës dhe Lihtenshtajnit.

Zëvendësministri i Industrisë, Ndërmarrësisë, Tregtisë dhe Inovacionit, Jeton Mehmeti, ka thënë se hyrja në fuqi e marrëveshjes paraqet një hap të rëndësishëm për ekonominë e vendit dhe bizneset kosovare. “Shënojmë zyrtarisht hyrjen në fuqi të marrëveshjes ndërmjet Republikës së Kosovës dhe shteteve anëtare të EFTA-s. Kjo marrëveshje përbën një hap të rëndësishëm për ekonominë e Republikës së Kosovës, kryesisht për bizneset tona, të cilave u jepet një hapësirë dhe një mundësi me katër tregje të fuqishme ekonomike, siç është Zvicra, Norvegjia, Lihtenshtajni dhe Islanda”, ka thënë Mehmeti.

Sa i përket produkteve industriale, Mehmeti tha se është paraparë liberalizim i plotë i tregut për një numër të madh produktesh, përfshirë tekstilin, letrën, produktet e përpunuara si dhe produktet e industrisë së drurit dhe metalit. Për produktet bujqësore dhe ushqimore, trajtimi ndryshon sipas kategorive: për disa produkte është arritur tarifë zero, ndërsa për të tjera zbatohen tarifat e përcaktuara në marrëveshje. “Ministria mbetet e përkushtuar që t’ju shërbejë bizneseve, gjithashtu të zbatojë marrëveshjen në vijim, po ashtu edhe është në dispozicion të bizneseve për t’i informuar për kushtet e reja për secilin shtet dhe për secilën kategori”, tha Mehmeti.

Marrëveshja u arrit pas negociatash që nisën në qershor 2022 dhe u përmbyllën në shtator 2024, ndërsa nënshkrimi zyrtar u bë më 22 janar 2025 në Davos të Zvicrës. EFTA-ja (Shoqata Evropiane e Tregtisë së Lirë), që përfshin Zvicrën, Norvegjinë, Islandën dhe Lihtenshtajnin, ka një nga rrjetet më të gjera të marrëveshjeve të tregtisë së lirë në botë, duke mbuluar mbi 40 shtete jashtë kufijve të saj.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.