Tiranë 27°C · Pjesërisht vranët 15 June 2026
S&P 500 7,575 ▲1.93%
DOW 51,916 ▲1.39%
NASDAQ 26,667 ▲3.01%
NAFTA 80.15 ▼5.57%
ARI 4,377 ▲3.26%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1585 EUR/GBP 0.8631 EUR/CHF 0.9215 EUR/ALL 94.9898 EUR/MKD 61.6327 EUR/RSD 117.3851 EUR/TRY 53.6416 EUR/JPY 185.54 EUR/CAD 1.6201 EUR/USD 1.1585 EUR/GBP 0.8631 EUR/CHF 0.9215 EUR/ALL 94.9898 EUR/MKD 61.6327 EUR/RSD 117.3851 EUR/TRY 53.6416 EUR/JPY 185.54 EUR/CAD 1.6201
₿ CRYPTO
BTC $67,224 ▲ +4.91% ETH $1,843 ▲ +10.71% XRP $1.2640 ▲ +11.21% SOL $75.5800 ▲ +11.84%
S&P 500 7,575 ▲1.93 % DOW 51,916 ▲1.39 % NASDAQ 26,667 ▲3.01 % NAFTA 80.15 ▼5.57 % ARI 4,377 ▲3.26 % S&P 500 7,575 ▲1.93 % DOW 51,916 ▲1.39 % NASDAQ 26,667 ▲3.01 % NAFTA 80.15 ▼5.57 % ARI 4,377 ▲3.26 %
EUR/USD 1.1585 EUR/GBP 0.8631 EUR/CHF 0.9215 EUR/ALL 94.9898 EUR/MKD 61.6327 EUR/RSD 117.3851 EUR/TRY 53.6416 EUR/JPY 185.54 EUR/CAD 1.6201 EUR/USD 1.1585 EUR/GBP 0.8631 EUR/CHF 0.9215 EUR/ALL 94.9898 EUR/MKD 61.6327 EUR/RSD 117.3851 EUR/TRY 53.6416 EUR/JPY 185.54 EUR/CAD 1.6201
15 Jun 2026
Breaking
Kosova

Hysri Selimi dënohet për spiunazh si rezultat i bashkëpunimit të AKI-së, Policisë dhe Prokurorisë

Gjykata Themelore në Prishtinë e ka dënuar me gjashtë vjet burgim Hysri Selimin, i shpallur fajtor për veprën penale të spiunazhit në dobi të Agjencisë së Inteligjencës dhe Sigurisë së Serbisë (BIA).

Aktgjykimi u shpall të hënën nga trupi gjykues i kryesuar nga gjyqtari Leon Përlaska. Selimi, i cili më herët ishte dënuar për pjesëmarrje në organizata terroriste, nuk ishte i pranishëm në sallën e gjyqit gjatë shpalljes së vendimit.

Sipas aktakuzës, Selimi kishte bashkëpunuar me BIA-n serbe nga nëntori i vitit 2009 deri në arrestimin e tij më 6 maj 2025, duke mbledhur dhe transmetuar informacione që lidhen me sigurinë dhe interesat shtetërore të Kosovës. Po ashtu me instruksione te BIA-s kishte nxitur qytetarët shqiptarë për t’ju bashkuar ISIS-it.

Zbulimi i aktivitetit të tij është rezultat i bashkëpunimit ndërinstitucional mes Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë (AKI), Policisë së Kosovës dhe Prokurorisë Speciale.

Hetimet zbuluan se Selimi kishte vepruar sipas instruksioneve të zyrtarëve të BIA-s, ndërsa kishte siguruar dhe përcjellë informacione të ndjeshme për zhvillimet në Kosovë.

Sipas dosjes së prokurorisë, Selimi kishte udhëtuar në Siri në fund të vitit 2015, ku iu bashkua organizatës terroriste ISIS. Ai dyshohet se kishte raportuar te zyrtarët e inteligjencës serbe për numrin e shqiptarëve të përfshirë në Shtetin Islamik, organizimin e tyre dhe zonat ku vepronin në Siri.

Pas kthimit në Kosovë dhe vuajtjes së dënimit për pjesëmarrje në organizata terroriste, ai kishte vazhduar kontaktet me zyrtarë të BIA-s në Serbi, përfshirë, sipas aktakuzës, drejtues të sektorit për luftimin e terrorizmit, duke u përcjellë informacione të tjera që konsiderohen të rëndësishme për shërbimin serb.

Prokuroria pretendon se Selimi paguhej deri në 700 euro në muaj nga BIA për aktivitetin e tij informativ.

Sipas aktakuzës, veprimet e tij kanë rrezikuar rendin kushtetues dhe sigurinë e Republikës së Kosovës, ndërsa kanë kontribuar në ndërtimin e narrativave të dëmshme kundër shtetësisë së Kosovës.

Rasti konsiderohet një tjetër goditje ndaj rrjeteve të dyshuara të spiunazhit në Kosovë.

Autoritetet e sigurisë kanë vlerësuar se bashkëpunimi mes AKI-së, Policisë së Kosovës dhe Prokurorisë Speciale ka qenë vendimtar në identifikimin, dokumentimin dhe procedimin e këtij rasti rasteve të tjera.

Në muajt e fundit, institucionet kosovare kanë intensifikuar veprimet kundër rasteve të dyshuara të spiunazhit.

Në prill të këtij viti, Gjykata Themelore në Prishtinë dënoi me gjashtë vjet burg edhe Jellena Gjukanoviqin, ish-punonjëse e OSBE-së, e akuzuar për bartje të informacioneve tek BIA serbe.

Sipas Kodit Penal të Kosovës, spiunazhi konsiderohet një ndër veprat më të rënda kundër sigurisë së shtetit dhe dënohet me të paktën pesë vjet burgim./Telegrafi.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.