I dedikoi jetën arkitekturës dhe formësoi brezash studentësh, ndahet nga jeta pedagogu i njohur!
Një lajm i hidhur ka mbërritur në fillimjavë, ku u njoftua se është ndarë nga jeta arkitekti dhe pedagogu Agron Lufi.
Lajmi i trishtë është bërë i ditur nga kolegu i tij, Arben Biçoku, i cili përmes një postimi në rrjetet sociale ka shprehur dhimbjen për humbjen e tij.
Biçoku e kujton Agron Lufin si një pedagog që ka lënë gjurmë te brezat e studentëve dhe si një mik e koleg të çmuar gjatë rrugëtimit profesional.
“Agron Lufi do te qe nje nga pedagoget qe do krijonte bazat e formimit si arkitekt te te gjithe neve studenteve te tij. Dhe njekohesisht do te behej nje mik shume i mire yni pergjate udhetimit tone profesional si arkitekte. Nga Agroni kishe gjithnje dicka per te mesuar. Sot lajmi i ndarjes se tij nga jeta na hidheron pa mase. Por kujtimi i tij do te mbetet gjithnje shume i respektuar prej nesh. U prehsh ne paqe mik!” shkruan ai në postim.
Largimi i Agron Lufit nga kjo jetë ka lënë pas një dhimbje të madhe te familjarët, miqtë, kolegët dhe studentët e tij, të cilët do ta kujtojnë gjithmonë për kontributin dhe gjurmën që la në jetën e tyre profesionale dhe akademike.



Komentet
Bëhu i pari që komenton!
Lini një Koment të Ri
Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.