🌤️
Tiranë 10°C · Kryesisht kthjellët 05 Nëntor 2026
S&P 500 7,689 ▲1.58%
DOW 53,356 ▲3.03%
NASDAQ 25,737 ▲1.44%
NAFTA 87.20 ▼1.04%
ARI 4,138 ▲1.59%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1237 EUR/GBP 0.8341 EUR/CHF 0.9179 EUR/ALL 91.1860 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5878 EUR/TRY 56.2245 EUR/JPY 177.95 EUR/CAD 1.5694 EUR/USD 1.1237 EUR/GBP 0.8341 EUR/CHF 0.9179 EUR/ALL 91.1860 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5878 EUR/TRY 56.2245 EUR/JPY 177.95 EUR/CAD 1.5694
₿ CRYPTO
BTC $80,650 ▲ +3.27% ETH $2,428 ▲ +5.59% XRP $1.3113 ▲ +2.97% SOL $96.1700 ▲ +3.44%
S&P 500 7,689 ▲1.58 % DOW 53,356 ▲3.03 % NASDAQ 25,737 ▲1.44 % NAFTA 87.20 ▼1.04 % ARI 4,138 ▲1.59 % S&P 500 7,689 ▲1.58 % DOW 53,356 ▲3.03 % NASDAQ 25,737 ▲1.44 % NAFTA 87.20 ▼1.04 % ARI 4,138 ▲1.59 %
EUR/USD 1.1237 EUR/GBP 0.8341 EUR/CHF 0.9179 EUR/ALL 91.1860 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5878 EUR/TRY 56.2245 EUR/JPY 177.95 EUR/CAD 1.5694 EUR/USD 1.1237 EUR/GBP 0.8341 EUR/CHF 0.9179 EUR/ALL 91.1860 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5878 EUR/TRY 56.2245 EUR/JPY 177.95 EUR/CAD 1.5694
05 Nën 2026
Breaking
Kronika

I dënuar me 14 vite për trafikim narkotikësh, arrestohet i kërkuari ndërkombëtar. Pritet ekstradimi drejt Italisë (EMRI)

Një 43-vjeçar i kërkuar ndërkombëtarisht është vënë në pranga këtë të hënë nga Policia në qytetin e Durrësit, i cili është dënuar me 14 vite burg për trafikim të lëndëve narkotike.

Sipas njoftimit të Policisë, është arrestuar Kastriot Dyrmishi, alias Kastriot Dermishi, 43 vjeç, i cili ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi Gjykata e Apelit, Firence, Itali, e ka dënuar me 14 vjet burgim, për veprën penale “Trafikimi i lëndëve narkotike”, dënim nga i cili i kanë mbetur për të vuajtur 12 vjet, 9 muaj dhe 24 ditë burgim.

Ndërkohë, pritet ekstradimi i tij drejt Italisë.

“Si rezultat i koordinimit informativ dhe operacional me homologët në Itali, nëpërmjet Interpol Tiranës, si dhe i veprimeve të shpejta policore, specialistët e Seksionit për Mbështetjen Operacionale të Hetimit finalizuan operacionin e koduar “Wanted 37”, si rezultat i të cilit, u kap në lagjen nr. 17/1, dhe u arrestua me qëllim ekstradimin në Itali, shtetasi Kastriot Dyrmishi, alias Kastriot Dermishi, 43 vjeç, banues në Durrës.

Ai ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi Gjykata e Apelit, Firenze, Itali, e ka dënuar me 14 vjet burgim, për veprën penale “Trafikimi i lëndëve narkotike”, dënim nga i cili i kanë mbetur për të vuajtur 12 vjet, 9 muaj dhe 24 ditë burgim.

Interpol Tirana, në bashkëpunim me homologët italianë, vijon procedurat për ekstradimin e këtij shtetasi, në Itali”, thuhet në njoftimin e policisë.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.