☀️
Tiranë 17°C · Kthjellët 06 Nëntor 2026
S&P 500 7,354 ▼4.36%
DOW 51,523 ▼3.44%
NASDAQ 24,315 ▼5.52%
NAFTA 90.17 ▼0.39%
ARI 4,077 ▼0.9%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1230 EUR/GBP 0.8341 EUR/CHF 0.9162 EUR/ALL 90.9375 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5811 EUR/TRY 56.2509 EUR/JPY 177.22 EUR/CAD 1.5708 EUR/USD 1.1230 EUR/GBP 0.8341 EUR/CHF 0.9162 EUR/ALL 90.9375 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5811 EUR/TRY 56.2509 EUR/JPY 177.22 EUR/CAD 1.5708
₿ CRYPTO
BTC $76,252 ▼ -5.13% ETH $2,242 ▼ -7.34% XRP $1.2005 ▼ -8.98% SOL $90.1600 ▼ -6.8%
S&P 500 7,354 ▼4.36 % DOW 51,523 ▼3.44 % NASDAQ 24,315 ▼5.52 % NAFTA 90.17 ▼0.39 % ARI 4,077 ▼0.9 % S&P 500 7,354 ▼4.36 % DOW 51,523 ▼3.44 % NASDAQ 24,315 ▼5.52 % NAFTA 90.17 ▼0.39 % ARI 4,077 ▼0.9 %
EUR/USD 1.1230 EUR/GBP 0.8341 EUR/CHF 0.9162 EUR/ALL 90.9375 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5811 EUR/TRY 56.2509 EUR/JPY 177.22 EUR/CAD 1.5708 EUR/USD 1.1230 EUR/GBP 0.8341 EUR/CHF 0.9162 EUR/ALL 90.9375 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5811 EUR/TRY 56.2509 EUR/JPY 177.22 EUR/CAD 1.5708
06 Nën 2026
Breaking
Kronika

I dënuar me 4 vite burg për drogë, arrestohet në Krujë 40-vjeçari shpallur në kërkim (EMRI)

Një 40-vjeçar i shpallur në kërkim është vënë në pranga nga policia në Krujë. Arrestimi i tij ka ardhur pasi ai në vitin 2021 është dënuar me 4 vjet burgim, për veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotike”. Policia ka arritur të lokalizojë 40-vjeçarin e identifikuar si Agron Basha dhe e ka vënë në pranga.

“Krujë/Finalizohet operacioni i koduar “Shtegu”, për kapjen e një shtetasi në kërkim. Lokalizohet dhe ndalohet një 40-vjeçar i dënuar me 4 vjet burgim, për kultivim të bimëve narkotike.

Si rezultat i administrimit të shpejtë të informacioneve të siguruara gjatë punës operative, mbi vendndodhjen e një shtetasi të kërkuar për kultivim të bimëve narkotike, shërbimet e Komisariatit të Policisë Krujë finalizuan operacionin e koduar “Shtegu”.

Gjatë operacionit u lokalizua, u kap dhe u vu në pranga shtetasi A. B., 40 vjeç, banues në Tiranë. 40-vjeçari ishte në kërkim, pasi në vitin 2021, është dënuar me 4 vjet burgim, për veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotike”. Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme”, njofton policia.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.