🌦️
Tiranë 18°C · Rrebesh i lehtë 16 Nëntor 2026
S&P 500 7,562 ▼0.4%
DOW 52,348 ▲0.1%
NASDAQ 25,136 ▼0.91%
NAFTA 87.64 ▼1.04%
ARI 3,870 ▼0.41%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1030 EUR/GBP 0.8345 EUR/CHF 0.9254 EUR/ALL 90.7316 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6153 EUR/TRY 55.5638 EUR/JPY 176.23 EUR/CAD 1.5734 EUR/USD 1.1030 EUR/GBP 0.8345 EUR/CHF 0.9254 EUR/ALL 90.7316 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6153 EUR/TRY 55.5638 EUR/JPY 176.23 EUR/CAD 1.5734
₿ CRYPTO
BTC $64,143 ▼ -1.65% ETH $1,806 ▼ -0.82% XRP $0.9509 ▼ -1.53% SOL $70.9000 ▼ -1.79%
S&P 500 7,562 ▼0.4 % DOW 52,348 ▲0.1 % NASDAQ 25,136 ▼0.91 % NAFTA 87.64 ▼1.04 % ARI 3,870 ▼0.41 % S&P 500 7,562 ▼0.4 % DOW 52,348 ▲0.1 % NASDAQ 25,136 ▼0.91 % NAFTA 87.64 ▼1.04 % ARI 3,870 ▼0.41 %
EUR/USD 1.1030 EUR/GBP 0.8345 EUR/CHF 0.9254 EUR/ALL 90.7316 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6153 EUR/TRY 55.5638 EUR/JPY 176.23 EUR/CAD 1.5734 EUR/USD 1.1030 EUR/GBP 0.8345 EUR/CHF 0.9254 EUR/ALL 90.7316 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6153 EUR/TRY 55.5638 EUR/JPY 176.23 EUR/CAD 1.5734
16 Nën 2026
Breaking
Kronika

I hodhën në erë makinën me tritol, policia merr në mbrojtje avokatin Idajet Beqiri dhe familjen e tij

Avokati Idajet Beqiri dhe familja e tij janë marrë në mbrojtje nga Policia e Shtetit, pas shpërthimit me eksploziv të makinës së tij të premten në lagjen “Myslym Shyri” në Tiranë.

Avokati i njohur Idajet Beqiri dhe familja e tij janë marrë në mbrojtje nga Policia e Shtetit, pas shpërthimit me eksploziv të makinës së tij në lagjen “Myslym Shyri”, në Tiranë, siç njofton Shqiptarja.com.

Ndaj Beqirit ka nisur një procedurë verifikimi për ta përfshirë në programin e mbrojtjes së veçantë për personat e rrezikuar nga veprimtari kriminale, i njohur si programi “Siguria”, i cili përfshin patrullimin e vazhdueshëm të banesës, shoqërimin nga policia gjatë lëvizjeve dhe ruajtjen e tij. Vetë avokati i kishte dërguar kërkesë Platformës së Bashkëqeverisjes, ku kishte adresuar shqetësimin për marrjen e shërbimit të mbrojtjes nga Ministria e Brendshme dhe Policia e Shtetit.

Ngjarja ndodhi të premten, kur autorë ende të paidentifikuar vendosën eksploziv në makinën e avokatit, tip “Range Rover”, dhe e hodhën në erë; makina u dëmtua plotësisht nga shpërthimi. Beqiri dhe bashkëshortja e tij ndodheshin në Bruksel kur ndodhi ngjarja, ndërsa ajo u raportua nga i biri i tyre, i cili mësohet se ka qenë në banesë në momentin e shpërthimit.

Beqiri ka deklaruar në intervista se i njeh të gjithë autorët e këtij atentati, por ende nuk i ka bërë publikë emrat e tyre, dhe se nuk bëhet fjalë për një ngjarje kriminale të zakonshme. Ngjarja po hetohet nga policia, e cila ka sekuestruar pamjet e kamerave të sigurisë së zonës dhe po heton mbi pistën e hakmarrjes.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.