🌦️
Tiranë 18°C · Rrebesh i lehtë 16 Nëntor 2026
S&P 500 7,562 ▼0.4%
DOW 52,348 ▲0.1%
NASDAQ 25,136 ▼0.91%
NAFTA 87.74 ▼0.93%
ARI 3,873 ▼0.34%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1030 EUR/GBP 0.8345 EUR/CHF 0.9254 EUR/ALL 90.7316 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6153 EUR/TRY 55.5638 EUR/JPY 176.23 EUR/CAD 1.5734 EUR/USD 1.1030 EUR/GBP 0.8345 EUR/CHF 0.9254 EUR/ALL 90.7316 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6153 EUR/TRY 55.5638 EUR/JPY 176.23 EUR/CAD 1.5734
₿ CRYPTO
BTC $64,326 ▼ -1.62% ETH $1,804 ▼ -1.39% XRP $0.9506 ▼ -2.18% SOL $71.0600 ▼ -2.16%
S&P 500 7,562 ▼0.4 % DOW 52,348 ▲0.1 % NASDAQ 25,136 ▼0.91 % NAFTA 87.74 ▼0.93 % ARI 3,873 ▼0.34 % S&P 500 7,562 ▼0.4 % DOW 52,348 ▲0.1 % NASDAQ 25,136 ▼0.91 % NAFTA 87.74 ▼0.93 % ARI 3,873 ▼0.34 %
EUR/USD 1.1030 EUR/GBP 0.8345 EUR/CHF 0.9254 EUR/ALL 90.7316 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6153 EUR/TRY 55.5638 EUR/JPY 176.23 EUR/CAD 1.5734 EUR/USD 1.1030 EUR/GBP 0.8345 EUR/CHF 0.9254 EUR/ALL 90.7316 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6153 EUR/TRY 55.5638 EUR/JPY 176.23 EUR/CAD 1.5734
16 Nën 2026
Breaking
Kronika

Vlorë/ Qarkullonte me pistoletë, arrestohet 23-vjeçari, në pranga edhe 37-vjeçari që e transportonte

Një 23-vjeçar është arrestuar në flagrancë në Vlorë, pasi u kap duke qarkulluar i armatosur me një pistoletë pa leje. Në pranga ka përfunduar edhe një 37-vjeçar, i cili e transportonte me automjet. Policia bën me dije se arrestimet u kryen në kuadër të operacionit të koduar “Siguria”, të finalizuar nga Forca e Posaçme “Shqiponja”, në bashkëpunim me Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Vlorë.

Gjatë operacionit, në lagjen “Kushtrimi”, uniformat blu ndaluan për kontroll automjetin me të cilin udhëtonin dy shtetasit, R. H., 23 vjeç, dhe A. Ç., 37 vjeç. Gjatë kontrollit fizik ndaj pasagjerit, 23-vjeçarit R. H., policia gjeti dhe sekuestroi një armë zjarri pistoletë. Në përfundim të veprimeve procedurale, u arrestuan: R. H., 23 vjeç, për veprën penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”. A. Ç., 37 vjeç, për veprën penale “Moskallëzimi i krimit”. Ky i fundit, sipas policisë, ka precedent kriminal në fushën e narkotikëve.

Njoftimi i plotë:

Vlorë/Finalizohet operacioni i koduar “Siguria”, për rritjen e parametrave të sigurisë dhe parandalimin e ngjarjeve kriminale. Qarkullonte i armatosur me pistoletë, kapet dhe arrestohet në flagrancë 23-vjeçari. Arrestohet për moskallëzim krimi, 37-vjeçari që e transportonte me automjet, me precedent kriminal në fushën e narkotikëve.

Sekuestrohen arma e zjarrit pistoletë, automjeti dhe 2 celularë. Shërbimet e Sektorit të Forcës së Posaçme “Shqiponja” të DVP Vlorë në bashkëpunim me Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Vlorë, në vijim të punës për evidentimin dhe goditjen e rasteve të armëmbajtjes pa leje, bazuar në informacionet e siguruara në rrugë operative se një shtetas qarkullonte i armatosur në qytetin e Vlorës, organizuan dhe finalizuan operacionin e koduar “Siguria”. Gjatë operacionit, në lagjen “Kushtrimi”, shërbimet e Policisë ndaluan për kontroll automjetin me të cilin qarkullonin shtetasit R. H. dhe A. Ç. Gjatë kontrollit fizik ndaj pasagjerit, shtetasit R. H., shërbimet e Policisë gjetën 1 armë zjarri pistoletë.

Në përfundim të veprimeve procedurale për rastin, u arrestuan në flagrancë shtetasit: -R. H., 23 vjeç, banues në Vlorë, për veprën penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”; -A. Ç., 37 vjeç, banues në Vlorë, për veprën penale “Moskallëzimi i krimit”. Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Vlorës, për veprime të mëtejshme.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.