🌦️
Tiranë 18°C · Rrebesh i lehtë 16 Nëntor 2026
S&P 500 7,562 ▼0.4%
DOW 52,348 ▲0.1%
NASDAQ 25,136 ▼0.91%
NAFTA 87.64 ▼1.04%
ARI 3,870 ▼0.41%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1030 EUR/GBP 0.8345 EUR/CHF 0.9254 EUR/ALL 90.7316 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6153 EUR/TRY 55.5638 EUR/JPY 176.23 EUR/CAD 1.5734 EUR/USD 1.1030 EUR/GBP 0.8345 EUR/CHF 0.9254 EUR/ALL 90.7316 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6153 EUR/TRY 55.5638 EUR/JPY 176.23 EUR/CAD 1.5734
₿ CRYPTO
BTC $64,143 ▼ -1.65% ETH $1,806 ▼ -0.82% XRP $0.9509 ▼ -1.53% SOL $70.9000 ▼ -1.79%
S&P 500 7,562 ▼0.4 % DOW 52,348 ▲0.1 % NASDAQ 25,136 ▼0.91 % NAFTA 87.64 ▼1.04 % ARI 3,870 ▼0.41 % S&P 500 7,562 ▼0.4 % DOW 52,348 ▲0.1 % NASDAQ 25,136 ▼0.91 % NAFTA 87.64 ▼1.04 % ARI 3,870 ▼0.41 %
EUR/USD 1.1030 EUR/GBP 0.8345 EUR/CHF 0.9254 EUR/ALL 90.7316 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6153 EUR/TRY 55.5638 EUR/JPY 176.23 EUR/CAD 1.5734 EUR/USD 1.1030 EUR/GBP 0.8345 EUR/CHF 0.9254 EUR/ALL 90.7316 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6153 EUR/TRY 55.5638 EUR/JPY 176.23 EUR/CAD 1.5734
16 Nën 2026
Breaking
Bota

BRAZIL – “Formula 1”, Çmimi i Madh i Sao Paulos gjeneron një rekord prej 421 milionë eurosh për ekonominë lokale

BRAZILIA, 16 nentor /ATSH-ANSA/- Çmimi i Madh i “Formula 1” në Sao Paulo ka gjeneruar në vitin 2026 një rekord ekonomik prej rreth 421 milionë eurosh (2,63 miliardë realësh), duke shënuar një rritje reale prej 11,9% krahasuar me vitin 2025.

Këto janë të dhënat e studimit të Fondacionit “Getulio Vargas” (FGV), të publikuara në revistën braziliane “Revista Oeste”.

Sipas studimit, për çdo real brazilian të investuar në organizimin e garës, ekonomia lokale ka përfituar 8,09 realë. Gara u zhvillua nga data 6 deri më 8 nëntor, në pistën e Interlagosit.

Rreth 253 milionë euro (1,58 miliardë realë) erdhën nga te ardhurat e krijuara drejtpërdrejt, prej organizimit të garës, shpenzimeve të sponsorëve dhe spektatorëve.

Ndërsa rreth 168 milionë euro të tjera (1,05 miliardë realë) përfaqësojnë të ardhurat e krijuara në sektorë të ndryshëm të ekonomisë, si pasojë e aktivitetit dhe zinxhirit të furnizimit.

Çmimi i Madh gjeneroi gjithashtu rreth 60,3 milionë euro (377,1 milionë realë) të ardhura nga taksat, me një rritje reale prej 11,5% brenda një viti.

Organizimi i garës kontribuoi edhe në krijimin e 28 122 vendeve të punës, të drejtpërdrejta dhe të tërthorta, 18,7% më shumë krahasuar me vitin 2025.

Edhe numri i spektatorëve arriti një rekord të ri. Gjatë tri ditëve të aktivitetit u regjistruan 317 096 pjesëmarrje, 4,4% më shumë se në edicionin e mëparshëm.

Rreth 76% e spektatorëve vinin nga jashtë qytetit të Sao Paulos, ndërsa 17% e tyre ishin nga vende të tjera.

Gjatë aktivitetit u njoftua gjithashtu rinovimi deri në vitin 2035, i marrëveshjes mes qytetit të Sao Paulos dhe “Formula 1” për organizimin e garës. /

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.