“Njerëzit kanë të drejtë të kërkojnë më shumë!”- Rama: Protestat morën vëmendje për shkak të hijes së
Kryeministri Edi Rama ka komentuar sërish protestat që janë zhvilluar në Tiranë, gjatë fjalës së tij në Forumin e Zgjerimit të Bashkimit Europian.
Rama tha se protestat morën vëmendje për shkak se në sfond ishte lidhja me presidentin amerikan Donald Trump, për shkak të investimit të dhëndrit të tij, Jared Kushner.
Rama theksoi se qytetarët kanë të drejtë të protestojnë teksa shtoi se mund të quhet quhet ‘revolucioni i pritshmërive më të larta’.
“Ajo që ka ndodhur në Shqipëri gjatë muajve të fundit ka qenë publike. Madje, pati edhe një emër, ‘Revolucioni i Flamingove’, që tërhoqi gjithë vëmendjen e botës. Sepse ndodhi se pas kësaj është edhe hija e Donald Trump, sepse nuk jam i sigurt që, nëse nuk do të ishte Donald Trump, do të donte t’ia dinte dikush për flamingot në Shqipëri. Por mënyra si e shoh është shumë më ndryshe. Është një Shqipëri e re që kërkon më shumë, dhe në fakt, është ajo që quhet ‘revolucioni i pritshmërive më të larta’. Njerëzit kërkojnë më shumë dhe kanë të drejtë legjitime për të kërkuar më shumë dhe për të ngritur pikëpyetje se ku janë në këtë transformim. Ky është pikërisht fakti pse jemi kaq të lidhur me BE-në dhe po punojmë aq fort me BE-në, që ka qenë shumë mbështetëse. Kjo është qasja ime”, tha Rama.



Komentet
Bëhu i pari që komenton!
Lini një Koment të Ri
Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.