I kërkuar nga Maqedonia e Veriut për vrasje, arrestohet 31-vjeçari turk në Morinë
Një 31-vjeçar nga Turqia është arrestuar nga Policia Kufitare në Morinë, pasi akuzohet për vrasje në Maqedoninë e Veriut dhe tentoi të hynte në Shqipëri.
Sipas raportimeve të policisë, në pranga ka rënë Burak Kocagurbuz, 31 vjeç, shtetas turk, i cili ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga autoritetet në Maqedoninë e Veriut për vrasje, bazuar në vendimin e lëshuar më datë 27.10.2026 nga Zyra e Prokurorisë Publike në Shkup. Ndërkohë, pritet ekstradimi i tij drejtë Maqedonisë.
Njoftimi i plotë i Policisë:
Shërbimet e Policisë Kufitare Morinë, në vijim të punës për kapjen e shtetasve të shpallur në kërkim dhe si rezultat i shkëmbimit të informacionit me Interpol Tiranën, kanë kapur në hyrje, shtetasin turk B. K., 31 vjeç, banues në Turqi.
Nga verifikimet e kryera rezultoi se ky shtetas ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga autoritetet në Maqedoninë e Veriut, për vrasje, bazuar në vendimin e lëshuar më datë 27.10.2026, nga Zyra e Prokurorisë Publike në Shkup.
Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve të Rënda të DVP Kukës kryen procedurat për arrestimin e këtij shtetasi, me qëllim ekstradimin e tij në Maqedoninë e Veriut.
Interpol Tirana, në bashkëpunim me homologët në Maqedoninë e Veriut, vijon procedurat për ekstradimin e tij.



Komentet
Bëhu i pari që komenton!
Lini një Koment të Ri
Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.