I ngarkuari me punë në ambasadën e SHBA-ve në Ankara, thirret në Ministrinë e Jashtme të Turqisë
I ngarkuari me punë në Ambasadën e SHBA-ve në Ankara, Philip Kosnett, është thirrur në Ministrinë e Punëve të Jashtme të Turqisë në lidhje me çështjen e Sirisë, ku është shprehur shqetësimi për mbështetjen e ofruar të SHBA-ve për PYD/PKK-në, raporton Anadolu Agency (AA).
Sipas informacioneve të marra nga burimet diplomatike, mësohet se në takim është diskutuar për ofrimin e trajnimit të armatosur të SHBA-ve për anëtarët e organizatës terroriste PYD/PKK.
AA më parë në një lajm kishte bërë të ditur se organizata terroriste PYD/PKK, e cila ka pushtuar një të katërtat e Sirisë, me mbështejten e SHBA-ve po përgaditet që të formojë një të ashtuquajtur ushtri.
Qeveria e SHBA-ve, përkundër asaj që organizata terroriste DEASH është mposhtur në masë të madhe në operacionet e realizuara në Raqqa dhe Deir Ezzur, në lindje të Sirisë, kishte bërë të ditur se do të vazhdojë mbështetja e dhënë për PYD/PKK.
Hapi i parë erdhi pasi kreu i Komandës Qendrore të SHBA-ve (CENTCOM) gjenerali Joseph Votel, më 22 dhjetor 2017 njoftoi se do të vendosin trupat e rojes kufitare në Siri për të parandaluar ringjalljen e DEASH-it.
Sipas informacioneve që AA ka marrë nga burime të besueshme lokale, Departamenti Amerikan i Mbrojtjes, Agjencia e Inteligjencës CIA dhe strukturimi i Kandilit PYD/PKK kanë përfunduar trajnimin për 400 anëtarët e organizatës terroriste.