☀️
Tiranë 24°C · Kthjellët 14 July 2026
S&P 500 7,546 ▲0.4%
DOW 52,553 ▲0.1%
NASDAQ 26,112 ▲0.92%
NAFTA 79.73 ▲2.03%
ARI 4,056 ▲1.25%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1397 EUR/GBP 0.8527 EUR/CHF 0.9265 EUR/ALL 93.7664 EUR/MKD 61.6220 EUR/RSD 117.3452 EUR/TRY 53.5778 EUR/JPY 184.99 EUR/CAD 1.6122 EUR/USD 1.1397 EUR/GBP 0.8527 EUR/CHF 0.9265 EUR/ALL 93.7664 EUR/MKD 61.6220 EUR/RSD 117.3452 EUR/TRY 53.5778 EUR/JPY 184.99 EUR/CAD 1.6122
₿ CRYPTO
BTC $64,502 ▲ +3.84% ETH $1,878 ▲ +6.1% XRP $1.1167 ▲ +4.81% SOL $77.1600 ▲ +2.98%
S&P 500 7,546 ▲0.4 % DOW 52,553 ▲0.1 % NASDAQ 26,112 ▲0.92 % NAFTA 79.73 ▲2.03 % ARI 4,056 ▲1.25 % S&P 500 7,546 ▲0.4 % DOW 52,553 ▲0.1 % NASDAQ 26,112 ▲0.92 % NAFTA 79.73 ▲2.03 % ARI 4,056 ▲1.25 %
EUR/USD 1.1397 EUR/GBP 0.8527 EUR/CHF 0.9265 EUR/ALL 93.7664 EUR/MKD 61.6220 EUR/RSD 117.3452 EUR/TRY 53.5778 EUR/JPY 184.99 EUR/CAD 1.6122 EUR/USD 1.1397 EUR/GBP 0.8527 EUR/CHF 0.9265 EUR/ALL 93.7664 EUR/MKD 61.6220 EUR/RSD 117.3452 EUR/TRY 53.5778 EUR/JPY 184.99 EUR/CAD 1.6122
14 Jul 2026
Breaking
Opinion

I pëgëri i mbetur gjallë nga një kohë e vdekur

Nga LUAN RAMA

Në këto ditë të zhegëta vere, bashkë me rrjedhën kutërbuese të Lanës që e ndan dhe e ndyn Tiranën mespërmes, ndotjen e qytetit e bën edhe më të rëndë shfaqja e një të PËGËRI, mbetur ende gjallë prej një kohe të vdekur.

Ky, i gjalli prej kohës së vdekur, herë-herë gjen ndonjë kanal dhe, njësoj si ata minjtë e shumtë që i ndeshim gjithkund, të majmë e të ndyrë si vetë ata; kthinave të pallateve, rrugëve e rrugicave e jo vetëm pranë kazanëve të mbetjeve të qytetit, shfaqet për të na dëshmuar se me çfarë kalbësirash qe ndërtuar makineria përndjekëse dhe shtypëse e Diktaturës së Proletariatit.

Pa asnjë drojë e me një çatrafilim të dukshëm antropologjik, I PËGËRI, i ushqyer dhe rritur në kanalet dhe pusetat e komunizmit, rreket të na bindë se paska qenë një “hero i madh”, aq sa, kinse, i është kundërvënë edhe vetë Enver Hoxhës, kur ai, DIKTATORI, paska urdhëruar EUNUKUN e vet që të arrestonte X-in apo Y-nin.

Se çfarë ndodhte jo vetëm me ata që mund të guxonin ta kundërshtonin Enver Hoxhën, por edhe me ata që mund ta çonin nëpër mend idenë e kundërshtimit, merret lehtë me mend.

Faktet, dëshmitë e rrëfimet nuk lënë shteg për të besuar se ndokush ia doli të shpëtonte.

Ndaj, nuk ia vlen të zgjatem për ta trajtuar më tej këtë argument.

Historia nuk është një skenë ku secili mund ta zgjedhë rolin që i pëlqen.
Rrjedha e saj nuk do të thotë se, me ndryshimin e kohëve, mund të ndryshojnë edhe rolet.

Përpjekja idiote e EUNUKUT të Enver Hoxhës për t’u vetëshitur si hero është një përrallë delirance që nuk e beson askush.

Sepse I PËGËRI nuk ka qenë njëri prej shërbëtorëve në krim.
Ai ka qenë njëri prej bashkëpunëtorëve në krim.

Kjo është thelbësore për të kuptuar dhe analizuar jo vetëm dukurinë, por edhe vetë personazhin dhe rolin e tij në atë sistem.

Për këtë e zgjodhën, për këtë e besuan, për këtë e përdorën.

Por, duke i lënë mënjanë profkat e këtij profkatari të pëgërë, le të arsyetojmë ftohtë e pa asnjë paragjykim apo prapamendim, pavarësisht deformimeve karakteriale dhe deficensave intelektuale të të mbeturit gjallë nga koha e vdekur, duke e vendosur analizën për pak çaste në kontekstin e asaj kohe.

Të gjithë drejtuesit e institucioneve të larta shtetërore, e sidomos drejtuesit e atyre institucioneve që njiheshin me emërtimin “Organet e Diktaturës së Proletariatit”, ishin emërtesë e Byrosë Politike.
Pra, emëroheshin drejtpërdrejt nga Enver Hoxha.

Por, më parë se Enver Hoxha të bindej për të emëruar dikë në krye të organeve të diktaturës së tij, angazhohej një sistem i tërë partiak dhe shtetëror për të kryer hetime e verifikime mbi gjithçka lidhej me personin e zgjedhur si kandidat për t’u emëruar.

Pra, bëhej një verifikim deri në shtatë breza i biografisë, siç shprehej populli në atë kohë.

Mandej analizohej karakteri, personaliteti, besnikëria, partishmëria dhe devocioni për të shërbyer.
Dhe vetëm pasi të krijohej bindja e plotë për të gjitha këto, shkonte emri tek Enver Hoxha për emërim.

Rolin më ndikues në të gjithë këtë proces e kishte Sigurimi i Shtetit.

Tani, kush e beson se, nëse Enver Hoxha nuk do të ishte i bindur që EUNUKU i tij do të zbatonte të gjitha urdhrat, do ta emëronte atë në krye të një prej institucioneve më kriminale të regjimit?

Me ndryshimin e sistemeve, shumë syresh, të gjendur përballë krimeve që kishin kryer përgjatë epokës komuniste, rendën të vetofroheshin edhe nën regjimin e ri, njësoj si ata që rekrutoheshin më parë me material detyrues, me shpresë se do të mund të mbijetonin e të shpëtoni lëkurën.

Pushteti i përdori.
Edhe I PËGËRI që njëri prej të përdorurve.

Njeriu mund t’i mbijetojë kohës, por askush nuk i mbijeton së vërtetës.

Ka njerëz që përpiqen të rishkruajnë kujtesën, por nuk mund të ndryshojnë biografinë; kërkojnë të ndërrojnë rolet, por nuk mund të fshijnë gjurmët.

Koha mund të varrosë regjimet, por nuk i amniston bashkëpunëtorët dhe kriminelët që shërbyen.

Ndaj, kur ata shfaqen herë-herë si ky I PËGËRI i mbetur gjallë, nuk bëjnë tjetër, por na sjellin në vëmendje faktin se e keqja ka lënë mes nesh shembëlltyrën e vet.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.