☀️
Tiranë 23°C · Kthjellët 23 Shtator 2026
S&P 500 7,765 ▼0%
DOW 51,864 ▼0.36%
NASDAQ 27,244 ▲0.45%
NAFTA 89.93 ▼0.65%
ARI 4,353 ▼0.53%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1452 EUR/GBP 0.8579 EUR/CHF 0.9399 EUR/ALL 91.4884 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3733 EUR/TRY 55.9320 EUR/JPY 180.26 EUR/CAD 1.6093 EUR/USD 1.1452 EUR/GBP 0.8579 EUR/CHF 0.9399 EUR/ALL 91.4884 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3733 EUR/TRY 55.9320 EUR/JPY 180.26 EUR/CAD 1.6093
₿ CRYPTO
BTC $85,747 ▼ -0.19% ETH $2,732 ▼ -0.31% XRP $1.5920 ▲ +4.16% SOL $117.3400 ▲ +0.5%
S&P 500 7,765 ▼0 % DOW 51,864 ▼0.36 % NASDAQ 27,244 ▲0.45 % NAFTA 89.93 ▼0.65 % ARI 4,353 ▼0.53 % S&P 500 7,765 ▼0 % DOW 51,864 ▼0.36 % NASDAQ 27,244 ▲0.45 % NAFTA 89.93 ▼0.65 % ARI 4,353 ▼0.53 %
EUR/USD 1.1452 EUR/GBP 0.8579 EUR/CHF 0.9399 EUR/ALL 91.4884 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3733 EUR/TRY 55.9320 EUR/JPY 180.26 EUR/CAD 1.6093 EUR/USD 1.1452 EUR/GBP 0.8579 EUR/CHF 0.9399 EUR/ALL 91.4884 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3733 EUR/TRY 55.9320 EUR/JPY 180.26 EUR/CAD 1.6093
23 Sht 2026
Breaking
Kronika

I vuri zjarrin tokës së tij dhe flakët rrezikuan banesat, arrestohet 46-vjeçari në Shijak!

Një 46-vjeçar është arrestuar nga Policia e Shijakut, pasi dyshohet se ka ndezur zjarr në tokën e tij, duke shkaktuar përhapjen e flakëve në disa parcela pranë banesave në fshatin Rreth.

Ngjarja u evidentua pasditen e djeshme, ndërsa ndërhyrja e policisë bëri të mundur identifikimin dhe arrestimin në flagrancë të autorit të dyshuar.

“Shërbimet e Komisariatit të Policisë Shijak, mesditën e djeshme, pas marrjes së njoftimit për zjarrin e rënë në disa parcela toke në fshatin Rreth, kanë shkuar në vendngjarje dhe kanë kryer veprimet e para hetimore për përcaktimin e shkakut të rënies së zjarrit. Nga hetimet rezultoi se shtetasi E. M., banor i fshatit Rreth, kishte ndezur zjarr në tokën e tij dhe nga përhapja e flakëve është djegur në sipërfaqe toke e ndarë në parcela, afër banesave të fshatit”, tha policia.

Në vijim të veprimeve procedurale, specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Shijak arrestuan në flagrancë 46-vjeçarin, banues në fshatin Rreth, Shijak, për veprën penale “shkatërrimi i pronës me zjarr”.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme.

“Drejtoria Vendore e Policisë Durrës apelon për qytetarët që të tregojnë kujdes maksimal dhe të mos kryejnë veprime që mund të shkaktojnë zjarre, veçanërisht pranë banesave dhe sipërfaqeve të mbjella, pasi mund të sjellin pasoja të rënda për jetën dhe pronën e qytetarëve. Policia fton qytetarët që të denoncojnë në numrin 112, çdo rast zjarrvënieje apo paligjshmërie tjetër, duke garantuar reagim të menjëhershëm dhe të paanshëm”, shkruan Policia.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.