☀️
Tiranë 23°C · Kthjellët 23 Shtator 2026
S&P 500 7,765 ▼0%
DOW 51,864 ▼0.36%
NASDAQ 27,244 ▲0.45%
NAFTA 90.60 ▲0.09%
ARI 4,343 ▼0.75%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1452 EUR/GBP 0.8579 EUR/CHF 0.9399 EUR/ALL 91.4884 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3733 EUR/TRY 55.9320 EUR/JPY 180.26 EUR/CAD 1.6093 EUR/USD 1.1452 EUR/GBP 0.8579 EUR/CHF 0.9399 EUR/ALL 91.4884 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3733 EUR/TRY 55.9320 EUR/JPY 180.26 EUR/CAD 1.6093
₿ CRYPTO
BTC $85,669 ▼ -0.36% ETH $2,729 ▼ -0.5% XRP $1.5744 ▲ +2.25% SOL $117.2000 ▼ -0.21%
S&P 500 7,765 ▼0 % DOW 51,864 ▼0.36 % NASDAQ 27,244 ▲0.45 % NAFTA 90.60 ▲0.09 % ARI 4,343 ▼0.75 % S&P 500 7,765 ▼0 % DOW 51,864 ▼0.36 % NASDAQ 27,244 ▲0.45 % NAFTA 90.60 ▲0.09 % ARI 4,343 ▼0.75 %
EUR/USD 1.1452 EUR/GBP 0.8579 EUR/CHF 0.9399 EUR/ALL 91.4884 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3733 EUR/TRY 55.9320 EUR/JPY 180.26 EUR/CAD 1.6093 EUR/USD 1.1452 EUR/GBP 0.8579 EUR/CHF 0.9399 EUR/ALL 91.4884 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3733 EUR/TRY 55.9320 EUR/JPY 180.26 EUR/CAD 1.6093
23 Sht 2026
Breaking
Bota

NJU JORK – Rubio: Sulmet e Ukrainës ndaj naftës ruse po prekin edhe anije amerikane

NJU JORK, 23 shtator /ASH-DPA/- Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio akuzoi Ukrainën se gjatë sulmeve ndaj industrisë ruse të naftës, ka goditur edhe anije dhe ngarkesa nafte të lidhura me SHBA-në.

Rubio tha se në muajt e fundit, ka pasur disa raste ku janë prekur anije amerikane ose ngarkesa nafte të lidhura me SHBA-në.

Sipas tij, sulmet mund të mos kenë qenë të qëllimshme ndaj interesave amerikane, por anijet ishin gjithsesi objektiva të sulmeve ukrainase.

Në portin rus të Novorossiyskut eksportohet jo vetëm naftë ruse, por edhe naftë nga Kazakistani.

Nafta kazake transportohet nëpërmjet një tubacioni në bashkëpronësi të kompanisë amerikane “Chevron”.

Sulmet ukrainase me dronë kanë goditur disa herë këtë tubacion dhe objektet e ngarkimit të naftës.

Sipas raportimeve mediatike, në korrik një anije cisternë që operonte për kompaninë amerikane “ExxonMobil” u dëmtua pranë Novorossiyskut.

Rubio tha gjithashtu se lufta në Ukrainë dhe forcimi i rebelëve Houthi në Jemen, kanë ndikuar në rritjen e çmimeve të naftës.

Presidenti amerikan, Donald Trump ka fajësuar Ukrainën për rritjen e çmimeve të naftës, për shkak të sulmeve ukrainase ndaj rafinerive ruse.

Sipas Rubio, Trump propozon që Rusia dhe Ukraina të ndalojnë reciprokisht sulmet ndaj objekteve energjetike.

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky ka shprehur gatishmëri për një marrëveshje të tillë, por zëdhënësi i presidentit rus Vladimir Putin, Dmitry Peskov e ka refuzuar këtë propozim. /

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.