☀️
Tiranë 18°C · Kthjellët 10 June 2026
S&P 500 7,387 ▼0.26%
DOW 50,872 ▲0.17%
NASDAQ 25,679 ▼0.97%
NAFTA 88.95 ▲0.85%
ARI 4,201 ▼1.98%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1549 EUR/GBP 0.8633 EUR/CHF 0.9215 EUR/ALL 95.2473 EUR/MKD 61.6769 EUR/RSD 117.3822 EUR/TRY 53.2353 EUR/JPY 185.11 EUR/CAD 1.6104 EUR/USD 1.1549 EUR/GBP 0.8633 EUR/CHF 0.9215 EUR/ALL 95.2473 EUR/MKD 61.6769 EUR/RSD 117.3822 EUR/TRY 53.2353 EUR/JPY 185.11 EUR/CAD 1.6104
₿ CRYPTO
BTC $61,486 ▼ -2.02% ETH $1,630 ▼ -2.15% XRP $1.1205 ▼ -2.78% SOL $64.5500 ▼ -1.84%
S&P 500 7,387 ▼0.26 % DOW 50,872 ▲0.17 % NASDAQ 25,679 ▼0.97 % NAFTA 88.95 ▲0.85 % ARI 4,201 ▼1.98 % S&P 500 7,387 ▼0.26 % DOW 50,872 ▲0.17 % NASDAQ 25,679 ▼0.97 % NAFTA 88.95 ▲0.85 % ARI 4,201 ▼1.98 %
EUR/USD 1.1549 EUR/GBP 0.8633 EUR/CHF 0.9215 EUR/ALL 95.2473 EUR/MKD 61.6769 EUR/RSD 117.3822 EUR/TRY 53.2353 EUR/JPY 185.11 EUR/CAD 1.6104 EUR/USD 1.1549 EUR/GBP 0.8633 EUR/CHF 0.9215 EUR/ALL 95.2473 EUR/MKD 61.6769 EUR/RSD 117.3822 EUR/TRY 53.2353 EUR/JPY 185.11 EUR/CAD 1.6104
10 Jun 2026
Breaking
Ekonomia

Ibrahimaj: Statistikat kombëtare, drejt përputhjes me standardet e BE-së

Sistemi statistikor është në themelin e zhvillimit të një vendi demokratik, ku vendimet dhe politikat hartohen bazuar në shifra. Delina Ibrahimaj, Drejtore e Përgjithshme, institutit i Statistikave, INSTAT drejtoi sot Konferencën Përmbyllëse të projektit “Mbështetje për zhvillimin e Sistemit Statistikor në Shqipëri”(IPA2013), ku prezantoi arritjet e projektit, me qëllimin e rritjes së standardeve të cilësisë, qëndrueshmërisë dhe efikasitetit të prodhimit të të dhënave statistikore, prodhuar nga INSTAT dhe prodhues të tjerë zyrtar në Shqipëri.

Zonja Ibrahimi tha se, INSTAT bëri një pune disavjeçare në implementimin e këtij projekti kaq të rëndësishëm, i cili ka vendosur një gur themeli në përmirësimin e Sistemit Kombëtar Statistikor.

Ky projekt, i mirë strukturuar ka sjellë rritje te efektivitetit të punës së INSTAT, përmes zbatimit të implementimit të 3 komponentëve kryesorë. Duke u përqendruar në përmirësimin e proceseve kyçe të prodhimit statistikor, projekti ka mundësuar që INSTAT të zbatojë strategjitë dhe programet e tij, duke bërë kështu një hap edhe më pranë përputhshmërisë së prodhimit statistikor me standardet evropiane.

Ibrahimai tha se u përmirësuan proceset e prodhimit të statistikave, infrastrukturës së iT-së, si edhe zgjerua shpërndarja e informacionit.

Gjatë dy viteve të fundit, ekipet ndërkombëtare dhe lokale kanë punuar së bashku duke kapërcyer sfida, zbatuar me kujdes dhe përkushtim planin e veprimit, si edhe duke monitoruar me kujdes dhe përshtatur burimet njerëzore dhe financiare të nevojshme.

“Implementimi i këtij projekti na ka ndihmuar të përmirësojmë kapacitetet menaxhuese të institucionit, pa lënë mënjanë ndërtimin e marrëdhënieve afatgjata me ekspertë të fushave të ndryshme dhe agjenci simotra ndërkombëtare, në veçanti me zyrën statistikore të Republikës së Serbisë” tha Ibrahimi.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.