🌤️
Tiranë 11°C · Kryesisht kthjellët 05 Nëntor 2026
S&P 500 7,689 ▲1.58%
DOW 53,356 ▲3.03%
NASDAQ 25,737 ▲1.44%
NAFTA 87.54 ▼0.66%
ARI 4,132 ▲1.46%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1237 EUR/GBP 0.8341 EUR/CHF 0.9179 EUR/ALL 91.1860 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5878 EUR/TRY 56.2245 EUR/JPY 177.95 EUR/CAD 1.5694 EUR/USD 1.1237 EUR/GBP 0.8341 EUR/CHF 0.9179 EUR/ALL 91.1860 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5878 EUR/TRY 56.2245 EUR/JPY 177.95 EUR/CAD 1.5694
₿ CRYPTO
BTC $80,410 ▲ +2.83% ETH $2,416 ▲ +4.91% XRP $1.3091 ▲ +2.59% SOL $95.8300 ▲ +2.83%
S&P 500 7,689 ▲1.58 % DOW 53,356 ▲3.03 % NASDAQ 25,737 ▲1.44 % NAFTA 87.54 ▼0.66 % ARI 4,132 ▲1.46 % S&P 500 7,689 ▲1.58 % DOW 53,356 ▲3.03 % NASDAQ 25,737 ▲1.44 % NAFTA 87.54 ▼0.66 % ARI 4,132 ▲1.46 %
EUR/USD 1.1237 EUR/GBP 0.8341 EUR/CHF 0.9179 EUR/ALL 91.1860 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5878 EUR/TRY 56.2245 EUR/JPY 177.95 EUR/CAD 1.5694 EUR/USD 1.1237 EUR/GBP 0.8341 EUR/CHF 0.9179 EUR/ALL 91.1860 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5878 EUR/TRY 56.2245 EUR/JPY 177.95 EUR/CAD 1.5694
05 Nën 2026
Breaking
Seria A

Icardi-Juventus, rikthehet pista e merkatos. Ja pse argjentinasi mund të jetë sulmuesi ideal për Spallettin

Emri i Mauro Icardit vazhdon të lidhet me Juventusin. Pas “sugjestionit” të janarit, siç e kishte cilësuar Giorgio Chiellini, sulmuesi argjentinas rikthehet në orbitën bardhezi, sepse brenda një muaji mund të lirohet nga kontrata me Galatasaray, edhe pse mes palëve kanë nisur bisedime paraprake për rinovim.

Ish-kapiteni i Interit nuk është zgjedhja e parë e Juventusit në rast largimi të Vlahovic, për të cilin klubi ende shpreson në zgjatje kontrate. Megjithatë, ai bën pjesë në listën e emrave të përpiluar nga Luciano Spalletti, i cili kërkon një qendërsulmues me garanci të plota.

Pasi pista për Lewandowski duket pothuajse e mbyllur, objektivi kryesor mbetet Randal Kolo Muani, i cili do të rikthehet te PSG pas huazimit te Tottenham. Francezi do të rikthehej me dëshirë në Torino, por kampionët e Europës kërkojnë rreth 40 milionë euro për kartonin e tij. Në listë mbetet edhe Jean-Philippe Mateta, i cili ishte pranë Serie A edhe në janar.

Sipas “La Stampa”, në sfond vazhdon të mbetet pikërisht Icardi. Duke qenë se Juventusi mund të kërkojë dy përforcime në sulm, argjentinasi do të ishte një zgjidhje ideale falë statusit të lojtarit të lirë dhe njohjes së mirë të Serie A. Raportet e dikurshme të tensionuara me Spallettin, që datojnë nga koha tek Interi, konsiderohen tashmë një kapitull i mbyllur.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.