🌤️
Tiranë 12°C · Kryesisht kthjellët 05 Nëntor 2026
S&P 500 7,689 ▲1.58%
DOW 53,356 ▲3.03%
NASDAQ 25,737 ▲1.44%
NAFTA 87.97 ▼0.17%
ARI 4,127 ▲1.32%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1237 EUR/GBP 0.8341 EUR/CHF 0.9179 EUR/ALL 91.1860 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5878 EUR/TRY 56.2245 EUR/JPY 177.95 EUR/CAD 1.5694 EUR/USD 1.1237 EUR/GBP 0.8341 EUR/CHF 0.9179 EUR/ALL 91.1860 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5878 EUR/TRY 56.2245 EUR/JPY 177.95 EUR/CAD 1.5694
₿ CRYPTO
BTC $80,427 ▲ +2.94% ETH $2,416 ▲ +4.97% XRP $1.3113 ▲ +2.86% SOL $95.8900 ▲ +3%
S&P 500 7,689 ▲1.58 % DOW 53,356 ▲3.03 % NASDAQ 25,737 ▲1.44 % NAFTA 87.97 ▼0.17 % ARI 4,127 ▲1.32 % S&P 500 7,689 ▲1.58 % DOW 53,356 ▲3.03 % NASDAQ 25,737 ▲1.44 % NAFTA 87.97 ▼0.17 % ARI 4,127 ▲1.32 %
EUR/USD 1.1237 EUR/GBP 0.8341 EUR/CHF 0.9179 EUR/ALL 91.1860 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5878 EUR/TRY 56.2245 EUR/JPY 177.95 EUR/CAD 1.5694 EUR/USD 1.1237 EUR/GBP 0.8341 EUR/CHF 0.9179 EUR/ALL 91.1860 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5878 EUR/TRY 56.2245 EUR/JPY 177.95 EUR/CAD 1.5694
05 Nën 2026
Breaking
Kosova

Ministri Cassis sot në Prishtinë, në fokus marrëdhëniet Kosovë-Zvicër dhe dialogu me Serbinë

Ministri i Punëve të Jashtme të Zvicrës, Ignazio Cassis do të qëndrojë sot në Kosovë në kuadër të një vizite zyrtare në tri shtete të Ballkanit Perëndimor, e cila po zhvillohet nga 4 deri më 6 nëntor.

Sipas Departamentit Federal të Punëve të Jashtme të Zvicrës, vizita synon forcimin e marrëdhënieve dypalëshe, mbështetjen e integrimit evropian dhe promovimin e paqes, stabilitetit dhe sigurisë në rajon.

Gjatë qëndrimit në Prishtinë, Cassis pritet të takohet me presidenten e Kosovës, Justina Shiroka Pula, kryeministrin Albin Kurti dhe ministrin e Jashtëm, Glauk Konjufca.

Në fokus të diskutimeve do të jetë marrëveshja e tregtisë së lirë ndërmjet Kosovës dhe Zvicrës, e arritur në kuadër të Asociacionit Evropian të Tregtisë së Lirë (EFTA), e cila tashmë ka hyrë në fuqi.

Një tjetër çështje me rëndësi pritet të jetë mbështetja e Zvicrës për dialogun ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

Agjenda e ministrit zviceran përfshin edhe një vizitë në misionin paqeruajtës të NATO-s, KFOR, ku Zvicra kontribuon që nga viti 1999 përmes kontingjentit të saj SWISSCOY.

Cassis, i cili aktualisht kryeson Organizatën për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë (OSBE), do të vizitojë gjithashtu misionet e kësaj organizate në Kosovë për t’u njohur nga afër me aktivitetet dhe sfidat e tyre në terren.

Autoritetet zvicerane kanë theksuar se vizita riafirmon lidhjet e ngushta ndërmjet Zvicrës dhe vendeve të Ballkanit Perëndimor, të cilat janë forcuar ndër vite edhe falë diasporës së madhe nga ky rajon që jeton në Zvicër.

Në takimet e parapara pritet të theksohet rëndësia e dialogut, trajtimit të së kaluarës dhe garantimit të të drejtave dhe mbrojtjes së të gjitha komuniteteve në rajon. /Telegrafi/

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.