Idrizovë, vdes i burgosuri 27-vjeçar nga Prilepi
Një i burgosur 27-vjeçar nga Prilepi është gjetur i vdekur në burgun e Idrizovës; ekipet mjekësore të burgut nuk kanë vërejtur shenja dhune apo plagë të jashtme në trupin e tij.
Një i burgosur 27-vjeçar nga Prilepi është gjetur i vdekur në burgun e Idrizovës, njofton Alsat.
Sipas Alsat-it, vdekja e tij për momentin mbetet misterioze dhe rrethanat e saj nuk janë sqaruar ende.
Ekipet mjekësore të burgut, siç njofton Alsat, nuk kanë vërejtur shenja dhune apo plagë të jashtme në trupin e 27-vjeçarit.



Komentet
Bëhu i pari që komenton!
Lini një Koment të Ri
Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.