“France 24” pasqyron protestën në Tiranë: shpërthejnë përleshjet, kërkohet dorëheqja e Ramës
Televizioni francez publikon pamjet nga përplasjet mes policisë dhe protestuesve në kryeqytet, ndërsa mijëra qytetarë kërkojnë largimin e kryeministrit
Protesta e sotme në Tiranë ka tërhequr vëmendjen e mediave ndërkombëtare. Siç njofton Lapsi.al, televizioni francez “France 24” ka publikuar pamjet nga përplasjet në kryeqytet, me titullin “Shpërthejnë përleshjet në Shqipëri, protestuesit kërkojnë dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama”.
“Përleshjet shpërthyen midis policisë dhe protestuesve në kryeqytetin e Shqipërisë, Tiranë, ndërsa mijëra njerëz kërkuan dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama në protestat e fundit të një serie të gjatë protestash antiqeveritare”, shkruan “France 24” në pasqyrimin e saj.
Pasqyrimi i medias franceze vjen ndërsa protesta e opozitës në bulevardin “Dëshmorët e Kombit” vijon mes tensioneve, me ndërhyrje të policisë me topa uji dhe gaz lotsjellës dhe me disa protestues e efektivë të lënduar gjatë ditës.



Komentet
Bëhu i pari që komenton!
Lini një Koment të Ri
Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.