☁️
Tiranë 8°C · Vranët 29 Nëntor 2026
S&P 500 7,297 ▲1.6%
DOW 50,775 ▲1.18%
NASDAQ 24,130 ▲2.31%
NAFTA 83.08 ▼0.72%
ARI 3,669 ▲2.91%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.0945 EUR/GBP 0.8354 EUR/CHF 0.9148 EUR/ALL 89.8622 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6231 EUR/TRY 55.5927 EUR/JPY 174.59 EUR/CAD 1.5588 EUR/USD 1.0945 EUR/GBP 0.8354 EUR/CHF 0.9148 EUR/ALL 89.8622 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6231 EUR/TRY 55.5927 EUR/JPY 174.59 EUR/CAD 1.5588
₿ CRYPTO
BTC $59,836 ▲ +0.61% ETH $1,652 ▲ +0.16% XRP $0.9427 ▲ +0.45% SOL $71.7100 ▲ +1.79%
S&P 500 7,297 ▲1.6 % DOW 50,775 ▲1.18 % NASDAQ 24,130 ▲2.31 % NAFTA 83.08 ▼0.72 % ARI 3,669 ▲2.91 % S&P 500 7,297 ▲1.6 % DOW 50,775 ▲1.18 % NASDAQ 24,130 ▲2.31 % NAFTA 83.08 ▼0.72 % ARI 3,669 ▲2.91 %
EUR/USD 1.0945 EUR/GBP 0.8354 EUR/CHF 0.9148 EUR/ALL 89.8622 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6231 EUR/TRY 55.5927 EUR/JPY 174.59 EUR/CAD 1.5588 EUR/USD 1.0945 EUR/GBP 0.8354 EUR/CHF 0.9148 EUR/ALL 89.8622 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6231 EUR/TRY 55.5927 EUR/JPY 174.59 EUR/CAD 1.5588
29 Nën 2026
Breaking
Maqedonia e Veriut

I ftohti i vërtetë po vjen, temperaturat deri në -15 gradë

Pas reshjeve të para të borës, nga dita e martë temperaturat e mëngjesit në disa zona të Maqedonisë së Veriut pritet të zbresin deri në -15 gradë Celsius, ndërsa mëngjesi më i ftohtë pritet të jetë ai i së mërkurës, paralajmëron Drejtoria për Punë Hidrometeorologjike.

Pas reshjeve të para të borës, në Maqedoninë e Veriut pritet të nisë edhe i ftohti i vërtetë. Siç njofton Alsat, nga dita e martë në disa zona të vendit termometri pritet të zbresë deri në minus 15 gradë Celsius.

Rënia e temperaturave do të ndihet veçanërisht gjatë natës dhe në orët e para të mëngjesit, ndërsa dita më e ftohtë pritet të jetë ajo e mërkura. Edhe në Shkup priten temperatura nën zero, sidomos gjatë mëngjesit, paralajmërojnë nga Drejtoria për Punë Hidrometeorologjike.

“Temperaturat e mëngjesit nga dita e martë e deri të premten pritet të ulen deri në -15 gradë Celsius në rajonin e Osogovës dhe Maleshevës, ndërsa në Pellagoni dhe po ashtu në luginën e Shkupit pritet që temperaturat e mëngjesit të ulen deri në minus 10 gradë Celsius. Mëngjes më të ftohtë presim ditën e mërkurë”, tha Julijana Fidanoska Mishkoska nga Drejtoria për Punë Hidrometeorologjike, në deklaratën që përcjell Alsat.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.