Tiranë 18°C · Pjesërisht vranët 24 July 2026
S&P 500 7,408 ▼1.21%
DOW 51,712 ▼0.97%
NASDAQ 25,138 ▼2.15%
NAFTA 92.25 ▲0.07%
ARI 4,035 ▼0.38%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1387 EUR/GBP 0.8541 EUR/CHF 0.9295 EUR/ALL 93.8408 EUR/MKD 61.4890 EUR/RSD 117.4250 EUR/TRY 53.8299 EUR/JPY 186.35 EUR/CAD 1.6030 EUR/USD 1.1387 EUR/GBP 0.8541 EUR/CHF 0.9295 EUR/ALL 93.8408 EUR/MKD 61.4890 EUR/RSD 117.4250 EUR/TRY 53.8299 EUR/JPY 186.35 EUR/CAD 1.6030
₿ CRYPTO
BTC $65,396 ▼ -0.45% ETH $1,880 ▼ -2.21% XRP $1.1120 ▼ -2.09% SOL $75.8500 ▼ -2.32%
S&P 500 7,408 ▼1.21 % DOW 51,712 ▼0.97 % NASDAQ 25,138 ▼2.15 % NAFTA 92.25 ▲0.07 % ARI 4,035 ▼0.38 % S&P 500 7,408 ▼1.21 % DOW 51,712 ▼0.97 % NASDAQ 25,138 ▼2.15 % NAFTA 92.25 ▲0.07 % ARI 4,035 ▼0.38 %
EUR/USD 1.1387 EUR/GBP 0.8541 EUR/CHF 0.9295 EUR/ALL 93.8408 EUR/MKD 61.4890 EUR/RSD 117.4250 EUR/TRY 53.8299 EUR/JPY 186.35 EUR/CAD 1.6030 EUR/USD 1.1387 EUR/GBP 0.8541 EUR/CHF 0.9295 EUR/ALL 93.8408 EUR/MKD 61.4890 EUR/RSD 117.4250 EUR/TRY 53.8299 EUR/JPY 186.35 EUR/CAD 1.6030
24 Jul 2026
Breaking
Sporti

Igli Tare darkon me Moggi-n, në fokus blerja e sulmuesit Mateo Retegui

Drejtori shqiptar i Milanit diskuton me agjentin e sulmuesit për lëvizjen në merkaton e verës. Pengesë është paga prej 16 milionë eurosh, por ka një pistë huazimi.

Moise Kean, Serhou Guirassy dhe natyrisht Mateo Retegui. Milani është në kërkim të një bomberi për sezonin e ri dhe një prej pistave është ajo që të çon te lojtari i Al Qadisya, i kërkuar edhe në 2024-ën për të zëvendësuar Giroud. Në atë kohë klubi saudit ofroi plot 67 milionë euro dhe Atalanta nuk mund të thoshte “Jo”.

Për sulmuesin italo-argjentinas me siguri është folur në darkën mes Igli Tares, drejtorit sportiv të Milanit, dhe Alessandro Moggi-t, njërit prej agjentëve të Retegui. Për momentin nuk ka detaje, sepse Tare dhe Moggi njihen prej kohësh dhe ndoshta darka mes tyre mund të mos ketë qenë për qëllime merkatoje.

Megjithatë, interesi i Milanit për 26-vjeçarin dihet prej kohësh. Si mund të arrijë Tare te Retegui? Për goditjen e mundshme të verës pengesa kryesore është paga e sulmuesit. Retegui fiton 16 milionë euro neto dhe ndoshta as nostalgjia për Italinë nuk bën punë në raport me 5 milionë euro dhe bonuset që do t’i garantonte klubi kuqezi.

Kjo është situata për momentin, por ndikojnë edhe skenarë të tjerë për të ndryshuar kartat në tavolinë, siç është lufta në Lindjen e Mesme. Gjasat janë që të arrihet një akord për një huazim me të drejtë blerje, ku te paga e lojtarit mund të kontribuojë edhe Al Qadisya.

 

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.