🌤️
Tiranë 27°C · Kryesisht kthjellët 21 July 2026
S&P 500 7,509 ▲0.89%
DOW 52,225 ▲0.74%
NASDAQ 25,837 ▲1.29%
NAFTA 84.54 ▲2.5%
ARI 4,082 ▲1.65%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1418 EUR/GBP 0.8497 EUR/CHF 0.9245 EUR/ALL 93.7656 EUR/MKD 61.5332 EUR/RSD 117.3553 EUR/TRY 53.8784 EUR/JPY 185.52 EUR/CAD 1.6049 EUR/USD 1.1418 EUR/GBP 0.8497 EUR/CHF 0.9245 EUR/ALL 93.7656 EUR/MKD 61.5332 EUR/RSD 117.3553 EUR/TRY 53.8784 EUR/JPY 185.52 EUR/CAD 1.6049
₿ CRYPTO
BTC $66,382 ▲ +1.6% ETH $1,923 ▲ +0.86% XRP $1.1469 ▲ +2.69% SOL $78.0000 ▲ +0.08%
S&P 500 7,509 ▲0.89 % DOW 52,225 ▲0.74 % NASDAQ 25,837 ▲1.29 % NAFTA 84.54 ▲2.5 % ARI 4,082 ▲1.65 % S&P 500 7,509 ▲0.89 % DOW 52,225 ▲0.74 % NASDAQ 25,837 ▲1.29 % NAFTA 84.54 ▲2.5 % ARI 4,082 ▲1.65 %
EUR/USD 1.1418 EUR/GBP 0.8497 EUR/CHF 0.9245 EUR/ALL 93.7656 EUR/MKD 61.5332 EUR/RSD 117.3553 EUR/TRY 53.8784 EUR/JPY 185.52 EUR/CAD 1.6049 EUR/USD 1.1418 EUR/GBP 0.8497 EUR/CHF 0.9245 EUR/ALL 93.7656 EUR/MKD 61.5332 EUR/RSD 117.3553 EUR/TRY 53.8784 EUR/JPY 185.52 EUR/CAD 1.6049
21 Jul 2026
Breaking
Kosova

IHMK lëshon alarm portokalli për 22 korrikun: Stuhi të fuqishme, breshër dhe erëra të forta priten në gjithë Kosovën

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës (IHMK) ka lëshuar një paralajmërim meteorologjik të nivelit portokalli për ditën e mërkurë, 22 korrik, duke bërë të ditur se i gjithë territori i Kosovës pritet të përfshihet nga stuhi lokale me bubullima.

Sipas njoftimit të IHMK-së, gjatë gjithë ditës priten zhvillime të fuqishme konvektive, të cilat në disa rajone do të shoqërohen me reshje intensive shiu, breshër dhe erëra të forta me karakter stuhish.

Instituti paralajmëron se kushtet e motit mund të shkaktojnë rrezik të lartë nga goditjet e rrufesë, me pasoja të mundshme për njerëzit dhe kafshët, si dhe dëmtime në rrjetin elektroenergjetik, ndërprerje të furnizimit me energji elektrike dhe pengesa në sistemet e telekomunikacionit.

Po ashtu, ekziston rreziku për përmbytje të shpejta lokale në zonat ku reshjet do të jenë më intensive, ndërsa breshëri dhe erërat e forta mund të shkaktojnë dëme në objekte, automjete, infrastrukturë dhe kultura bujqësore. IHMK-ja ka paralajmëruar edhe për rritje të rrezikut të zjarreve si pasojë e shkarkimeve atmosferike.

Në kuadër të rekomandimeve, qytetarëve u kërkohet të shmangin qëndrimin në ambiente të hapura gjatë stuhive, të mos strehohen nën pemë të vetmuara, pranë shtyllave elektrike apo objekteve metalike, si dhe të mbrojnë automjetet dhe pronën nga breshëri dhe erërat e forta.

Instituti u bën thirrje drejtuesve të automjeteve të tregojnë kujdes të shtuar në komunikacion për shkak të dukshmërisë së reduktuar dhe rrugëve të rrëshqitshme, ndërsa qytetarët të ndjekin njoftimet dhe udhëzimet e institucioneve kompetente deri në përfundimin e periudhës së paralajmërimit.

Sipas IHMK-së, paralajmërimi është në fuqi nga ora 00:00 deri në orën 23:59 të datës 22 korrik, ndërsa instituti ka bërë të ditur se do të vazhdojë monitorimin e situatës meteorologjike dhe, sipas nevojës, do të publikojë përditësime të mëtejshme./Telegrafi.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.