☁️
Tiranë 14°C · Vranët 31 Tetor 2026
S&P 500 7,580 ▼1.82%
DOW 51,770 ▼1.09%
NASDAQ 25,437 ▼2.86%
NAFTA 104.12 ▲2.08%
ARI 3,899 ▼3.29%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1166 EUR/GBP 0.8340 EUR/CHF 0.9205 EUR/ALL 90.8112 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5371 EUR/TRY 55.7526 EUR/JPY 175.84 EUR/CAD 1.5585 EUR/USD 1.1166 EUR/GBP 0.8340 EUR/CHF 0.9205 EUR/ALL 90.8112 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5371 EUR/TRY 55.7526 EUR/JPY 175.84 EUR/CAD 1.5585
₿ CRYPTO
BTC $77,330 ▼ -1.24% ETH $2,242 ▲ +0.15% XRP $1.2452 ▼ -0.65% SOL $95.6100 ▼ -2.04%
S&P 500 7,580 ▼1.82 % DOW 51,770 ▼1.09 % NASDAQ 25,437 ▼2.86 % NAFTA 104.12 ▲2.08 % ARI 3,899 ▼3.29 % S&P 500 7,580 ▼1.82 % DOW 51,770 ▼1.09 % NASDAQ 25,437 ▼2.86 % NAFTA 104.12 ▲2.08 % ARI 3,899 ▼3.29 %
EUR/USD 1.1166 EUR/GBP 0.8340 EUR/CHF 0.9205 EUR/ALL 90.8112 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5371 EUR/TRY 55.7526 EUR/JPY 175.84 EUR/CAD 1.5585 EUR/USD 1.1166 EUR/GBP 0.8340 EUR/CHF 0.9205 EUR/ALL 90.8112 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5371 EUR/TRY 55.7526 EUR/JPY 175.84 EUR/CAD 1.5585
31 Tet 2026
Breaking
Kosova

Imri Ahmeti kërkon më shumë dialog në LDK: Pa demokraci të brendshme, LDK-ja nuk është vetvetja

Kryetari i Komunës së Lipjanit dhe anëtari i Kryesisë së Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Imri Ahmeti, ka reaguar për zhvillimet e fundit brenda partisë, duke kërkuar më shumë demokraci të brendshme, dialog dhe tolerancë.

Përmes një postimi, Ahmeti ka thënë se këto vlera duhet të jenë udhërrëfyes i funksionimit të LDK-së, duke theksuar se partia është krijuar mbi parimet e demokracisë, bashkëpunimit dhe durimit.

“Pa demokraci të brendshme, pa dialog, mirëkuptim dhe tolerancë, LDK-ja nuk është vetvetja!”, ka shkruar Ahmeti.

Ai ka bërë thirrje që brenda partisë të dëgjohen mendimet e ndryshme dhe të shmangen imponimi, përçarja dhe sulmet ndaj njëri-tjetrit.

“Të dëgjosh para se të vendosësh, të bindësh e jo të imponosh, të bashkosh e jo të linqosh, janë parime fundamentale të funksionimit të LDK-së”, ka deklaruar ai.

Ahmeti ka thënë se po flet “nga brenda”, duke theksuar se ka qenë pjesë e LDK-së që nga themelimi dhe në periudha të ndryshme të saj.

Në këtë kontekst, ai ka kritikuar atë që e ka cilësuar si tendencë për “linçim” dhe akuza ndaj njerëzve që, sipas tij, e kanë mbajtur gjallë LDK-në në periudhat më të vështira.

“Refuzoj që kaq lehtë të linqohen e të akuzohen ata që e kanë mbajtur gjallë LDK-në në ditët më të vështira, ndërsa të përkëdhelen turistët politikë”, ka shkruar Ahmeti.

Anëtari i Kryesisë së LDK-së ka kritikuar gjithashtu kulturën e fyerjeve dhe akuzave, duke thënë se një qasje e tillë nuk përfaqëson trashëgiminë dhe vlerat e kësaj partie.

Sipas tij, LDK-ja është ndërtuar mbi respektin, dialogun dhe mirëkuptimin dhe nuk mund të funksionojë përmes “grushtit”, zërit të ngritur apo imponimit.

“LDK-ja është e veçantë dhe pikërisht këtë veçanti duhet ta ruajmë”, ka theksuar Ahmeti.

Në fund të reagimit, ai ka bërë thirrje për më shumë dialog, mirëkuptim dhe respekt brenda partisë, duke përmbyllur mesazhin me qëndrimin se “LDK-ja është përgjegjësi e përbashkët”.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.