🌧️
Tiranë 16°C · Shi i lehtë 10 Nëntor 2026
S&P 500 7,550 ▲2.35%
DOW 52,390 ▲2.15%
NASDAQ 25,253 ▲2.74%
NAFTA 85.28 ▼1.81%
ARI 4,083 ▼0.76%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1205 EUR/GBP 0.8347 EUR/CHF 0.9188 EUR/ALL 90.9298 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6387 EUR/TRY 56.2656 EUR/JPY 177.07 EUR/CAD 1.5819 EUR/USD 1.1205 EUR/GBP 0.8347 EUR/CHF 0.9188 EUR/ALL 90.9298 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6387 EUR/TRY 56.2656 EUR/JPY 177.07 EUR/CAD 1.5819
₿ CRYPTO
BTC $74,212 ▼ -0.84% ETH $2,087 ▼ -1.76% XRP $1.0785 ▼ -2.33% SOL $84.7100 ▼ -2.35%
S&P 500 7,550 ▲2.35 % DOW 52,390 ▲2.15 % NASDAQ 25,253 ▲2.74 % NAFTA 85.28 ▼1.81 % ARI 4,083 ▼0.76 % S&P 500 7,550 ▲2.35 % DOW 52,390 ▲2.15 % NASDAQ 25,253 ▲2.74 % NAFTA 85.28 ▼1.81 % ARI 4,083 ▼0.76 %
EUR/USD 1.1205 EUR/GBP 0.8347 EUR/CHF 0.9188 EUR/ALL 90.9298 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6387 EUR/TRY 56.2656 EUR/JPY 177.07 EUR/CAD 1.5819 EUR/USD 1.1205 EUR/GBP 0.8347 EUR/CHF 0.9188 EUR/ALL 90.9298 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6387 EUR/TRY 56.2656 EUR/JPY 177.07 EUR/CAD 1.5819
10 Nën 2026
Breaking
Kronika

Inceneratorët/ Lihen në burg 5 të arrestuarit, gjashtë të tjerë ende në kërkim

Pesë të akuzuarit janë Arben Dervishaj, Regan Merdani, Gentian Zifla, Robert Shabani dhe Enver Sheshi. Vijojnë të jenë në kërkim edhe gjashtë persona të tjerë të dyshuar për çështjen e inceneratorit të Fierit.

Avokati i Arben Dervishajt: Organi i hetimit nuk ka kryer asnjë akt ekspertimi vlerësues. Kur ai ka qenë këtu, nuk i është larguar asnjë hetimi, nuk është thirrur asnjëherë. Nuk është larguar nga Republika e Shqipërisë. Këto janë fjalë, unë nuk merrem me fjalë, është fjala juaj, ai ka punuar në përputhje me kontratën që ka bërë.

Akuzat që rëndojnë mbi të arrestuarit e fundit janë: Korrupsioni pasiv, korrupsioni aktiv, shpërdorimi i detyrës, mashtrim me pasoja të rënda me skemat e TVSH-së.

Njëri prej tyre, Arben Dervishaj ka pasur rolin e mbikëqyrësit sa i takon punimeve në inceneratorin e Fierit, i cili dyshohet për korrupsion pasi ka firmosur situacione false sa i takon punimeve që në të vërtetë nuk ishin realizuar.

Edhe katër të tjerët janë administratorë të tetë kompanive private që firmosën punimet dhe u bënë shkak që shoqëria koncensionare të kishte fitime.

Në marsin e këtij viti në lidhje me këtë çështje u vendosën arrest me burg ish-Ministri i Mjedisit Lefter Koka dhe ish sekretari i Përgjithshëm i kësaj ministrie, Alqi Bllako. Në këtë skemë numri i personave të dyshuar ka shkuar në 20 ndërsa SPAK vijon hetimet edhe për të tjerë.

Më herët se në seancën me dyer të mbyllura, secili prej të arrestuarve kërkoi lehtësim të masave, pasi sipas tyre nuk ka rrezik për largim nga vendi.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.