Kronika

Incidenti në Elbasan, jepen masat e sigurisë për të arrestuarit

Gjykata e Krimeve të Rënda ka dhënë masën e sigurisë për tre të arrestuarit në lidhje me incidentin në Elbasan, kur gjatë një kontrolli rutinë, një mjet i drejtuar nga nëndrejtori i Policisë së Qarkut Elbasan u godit nga një makinë në pronësi të një personi të njohur për bizneset e tij.
Gjykata vendosi “arrest me burg” për Valmir Dedjan dhe Ledio Zabelin, të cilët akuzohen për armëmbajtje pa leje dhe trafik narkotikësh. Ndërkohë, “arrest shtëpie” për Kelmend Xhaferrin, i dyshuar për përkrahje të autorit të krimit.
Pyetjes së kush janë personat e shpallur në kërkim për ngjarjen e fundit në Elbasan, kryepolici Haki Çako i është përgjigjur duke thënë se “përbën sekret hetimor”.
Drejtuesi më i lartë i Policisë së Shtetit nuk arriti të formulojë emrin e personit që është shpallur në kërkim për goditjen e makinës së policisë, por garantoi se po bëhet maksimumi për kapjen e tij.
“Personi është identifikuar. Të gjitha veprimet proceduarale dhe hetimore janë kryer në bashkëpunim me Prokurorinë e Krimeve të Rënda. Jemi në një proces intensiv të analizës me Prokurorinë e Krimeve të Rënda. Në këto kushte kërkojmë angazhim maksimal edhe të Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor të Elbasanit, të gjykatave dhe të të gjithë sistemit të Drejtësisë, duke u bërë pjesë e një barrikade të jashtëzakonshme që do t’i bëhet krimit”, tha kreu i Policisë së Shtetit, Haki Çako.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button