🌤️
Tiranë 34°C · Kryesisht kthjellët 23 June 2026
S&P 500 7,473 ▼0.37%
DOW 51,713 ▲0.29%
NASDAQ 26,167 ▼1.32%
NAFTA 73.24 ▼0.84%
ARI 4,135 ▼1.61%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1436 EUR/GBP 0.8635 EUR/CHF 0.9249 EUR/ALL 94.3796 EUR/MKD 61.6323 EUR/RSD 117.3549 EUR/TRY 53.1302 EUR/JPY 184.84 EUR/CAD 1.6191 EUR/USD 1.1436 EUR/GBP 0.8635 EUR/CHF 0.9249 EUR/ALL 94.3796 EUR/MKD 61.6323 EUR/RSD 117.3549 EUR/TRY 53.1302 EUR/JPY 184.84 EUR/CAD 1.6191
₿ CRYPTO
BTC $62,316 ▼ -4.18% ETH $1,657 ▼ -6.03% XRP $1.1031 ▼ -4.26% SOL $69.0700 ▼ -7.13%
S&P 500 7,473 ▼0.37 % DOW 51,713 ▲0.29 % NASDAQ 26,167 ▼1.32 % NAFTA 73.24 ▼0.84 % ARI 4,135 ▼1.61 % S&P 500 7,473 ▼0.37 % DOW 51,713 ▲0.29 % NASDAQ 26,167 ▼1.32 % NAFTA 73.24 ▼0.84 % ARI 4,135 ▼1.61 %
EUR/USD 1.1436 EUR/GBP 0.8635 EUR/CHF 0.9249 EUR/ALL 94.3796 EUR/MKD 61.6323 EUR/RSD 117.3549 EUR/TRY 53.1302 EUR/JPY 184.84 EUR/CAD 1.6191 EUR/USD 1.1436 EUR/GBP 0.8635 EUR/CHF 0.9249 EUR/ALL 94.3796 EUR/MKD 61.6323 EUR/RSD 117.3549 EUR/TRY 53.1302 EUR/JPY 184.84 EUR/CAD 1.6191
23 Jun 2026
Breaking
Ekonomia

Indeksi i Bazelit 2016: Shqipëria ndër 10 vendet që kanë përmirësuar luftën ndaj pastrimit të parave

 Indeksi i Bazelit 2016 e renditi Shqipërinë në mesin e 10 vendeve në rang botëror që ka përmirësuar më së shumti luftën kundër pastrimit të parave dhe financimit të terrorizmit.

Shqipëria u rendit e 102-ta ndër 149 vendet që u morën në vëzhgim nga indeksi, çka do të thotë se sa me poshtë në renditje, aq më i ulët është rreziku i pastrimit të parave dhe financimit të terrorizmit.

Shqipëria në këtë indeks mori një pikëzim 5.04, duke përmirësuar pozicionin e saj edhe në krahasim me vitin 2015, ku u vlerësua me 5.56 pikë.

Shqipëria, Armenia, Bosnja dhe Kosta Rika kanë përmirësuar kornizën e tyre ligjore me standardet ndërkombëtare, të cilat kanë ndikuar edhe në renditjen më të mirë këtyre vendeve.

Finlanda mbetet vendi me rrezikun më të ulët të pastrimit të parave dhe të financimit të terrorizmit. Gjithashtu Letonia, Estonia konsiderohen vende me rrezik të ulët.

Në mesin e vendeve me rrezik të ulët, Sllovenia, ka përkeqësuar rezultatin e saj në mënyrë të konsiderueshme, duke u vlerësuar në 4.06 pikë në vitin 2016 krahasuar me 3.41 pikë vitin e kaluar.

Serbia, Sri Lanka dhe Vanutuja kanë shënuar një nivel të lartë të rrezikut këtë vit.

Vendet me rrezikun më të lartë të financimit të terrorizmit dhe pastrimit të parave janë Vanatuja, Kili, Sri Lanka, Kina, Estonia, Serbia, Maqedonia dhe Turqia.

Ky raport u publikua me rastin e fillimit të edicionit të pestë të Bazelit kundër pastrimit të parave (AML). Organizata i ka renditur vendet në bazë të rrezikut të tyre për pastrimin e parave dhe financimin e terrorizmit.

Rezultatet e indeksit të AML Basel janë nxjerrë nga 14 treguesit që kanë përdorur burime të tilla si FATF, Transparency International, Banka Botërore dhe Forumi Ekonomik Botëror.

Indeksi i AML Basel synon të ofrojë një pasqyrë të përgjithshme të nivelit të rrezikut të vendit dhe për të shërbyer si një pikë e fortë fillestare për shqyrtimin e progresit me kalimin e kohës.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.