Ekonomia

INSTAT: 2012-2016, vlera e eksporteve drejt vendeve të BE zë mesatarisht 76,6 %

Sipas Insitutit Të Statistikave dhe materialit të bërë publik më datë 16 qershor 2017:

•Eksportet: Në ndërmarrjet eksportuese, mbizotërojnë ato që operojnë në sektorin e industrisë, ku përfshihen aktivitetet
e industrisë nxjerrëse, përpunuese, energji elektrike dhe ujë. Për periudhën 2012-2016, vlera e eksporteve e kryer nga ndërmarrjet që operojnë në industri, zë 84,5 % të totalit të eksporteve. Referuar të njejtës periudhë, eksportet kanë patur një rritje mesatare prej 3,1 %. Në vitin 2016, vlera e eksporteve të kryera nga ndërmarrjet që operojnë në industri është 82,8 % dhe duke reflektuar rritje me 2,3 %, krahasuar me vitin 2015. Gjatë harkut kohor 2012-2016, vlera e eksporteve drejt vendeve të BE zë mesatarisht 76,6 %, ndërkohë në vitin 2016 ky tregues është 77,8 %. Pjesën më të madhe të vlerës së eksporteve drejt vendeve të BE, në vitin 2016 e zë Italia me 71,6 %, me produkte industriale. Ndërsa, në harkun kohor 2012-2016, përsa i përket numrit të ndërmarrjeve, rritjen mesatare më të lartë e kanë patur ato drejt Kinës me 9,2 %.

Sa i përket llojeve të produkteve, në periudhën 2012-2016, ndërmarrjet që operojnë në sektorin e industrisë përpunuese zënë pjesën më të madhe të eksporteve me mesatarisht 68,6 %. Në vitin 2016, eksportet e industrisë përpunuese zënë 80,4 %. Brenda grupit të industrisë përpunuese, peshën kryesore në periudhën 2012-2016 e zënë produktet tekstile me 28,4 %, produktet e përpunimit të lëkurës me 26,7 % dhe produktet e metaleve bazë me 15,8 %. Me rritje mesatare konsistojnë produktet tekstile me 2,9 % produktet e përpunimit të lëkurës me 3,9 %, ndërsa produktet e metaleve bazë u ulën me 13,8 %. Për periudhën 2012-2016, gjysma e vlerës së eksporteve është dhënë nga 20 ndërmarrjet më të mëdha. Në vitin 2016 ky përqendrim është ulur dhe ka arritur në 37,3 %. Ndarja e ndërmarrjeve eksportuese, sipas vendeve partnere Në periudhën 2012-2016, 68,0 % e ndërmarrjeve eksportuese, kryejnë eksport vetëm drejt një vendi partner, ndërsa në 2016 ky tregues është 64,9 %.

Importet: Numri i ndërmarrjeve importuese në vitin 2016 është 10.038 nga 7.347 që ishte në vitin 2012, duke u rritur
mesatarisht 6,2 %. Krahasuar me vitin 2015, ky numër është rritur me 13,1 %. Sipas madhësisë, ndërmarrjet mikro, të vogla dhe të mesme (NMVM), për periudhën 2012-2016 zënë 98,2 % në grupin e ndërmarrjeve importuese dhe në vitin 2016 këto ndërmarrje zënë 98 %.  Sektori i tregtisë është sektori që mbizotëron në importet e mallrave Në ndërmarrjet importuese mbizotërojnë ato që operojnë në sektorin e tregtisë, ku përfshihen aktivitetet tregti me shumicë, tregti me pakicë dhe tregti me pakicë dhe shumicë e automjeteve. Për periudhën 2012- 2016, vlera importeve të kryera nga ndërmarrjet që operojnë në tregti zë 54,4 % të vlerës të importeve. Referuar të njejtës periudhë, ky tregues ka patur një rritje mesatare prej 0,2 %. Në vitin 2016, vlera e importeve kryer nga ndërmarrjet që operojnë në tregti është rritur me 5,1 %, krahasuar me vitin 2015. Gjatë harkut kohor 2012-2016, vlera e importeve drejt vendeve të BE zë mesatarisht 34,7 %, ndërkohë në vitin 2016 ky tregues është 31,9 %. Pjesën më të madhe të këtyre importeve nga vendet e BE në vitin 2016 e zë Italia me 60,7 %, me produkte industriale. Ndërsa, në periudhën 2012 – 2016, për nga numri ndërmarrjeve, mbizotërojnë importet nga Turqia me një rritje mesatare 53,8 %.

Importet e ndërmarrjeve sipas produkteve

Sa i përket llojeve të produkteve, në periudhën 2012-2016, në industrinë përpunuese janë importuar mesatarisht 58,3 %, nga ndërmarrjet që operojnë në sektorin e tregtisë dhe 31,9 %, nga ndërmarrjet që operojnë në sektorin e industrisë përpunuese. Në industrinë përpunuese, produktet ushqimore zënë mesatarisht 15,4 %, produktet e koks dhe nënprodukte të naftës të rafinuara zënë 17,2 %. Në 2016, ndërmarrjet e tregtisë importuan 54,6 % të produkteve nga industria përpunuese, duke u rritur 5,6 %, krahasuar me vitin 2015 dhe 16,7 %, krahasuar me mesataren vjetore të kësaj periudhe. Në sektorin e industrisë, ndërmarrjet importuan 31,9 % të produkteve industriale të përpunuara. Krahasuar me 2015, këto produkte rezultojnë me nje rritje prej 12,5 % dhe 13,2 % krahasuar me mesataren vjetore të kësaj periudhe.

Përqëndrimi i importeve të mallrave

Përgjatë periudhës 2012-2016, gjysma e vlerës së importeve është kryer nga 50 ndërmarrjet më të mëdha. Në vitin 2016, nga 100 ndërmarrjet më të mëdha janë kryer 56,3 % e importeve. Ndarja e ndërmarrjeve importuese, sipas vendeve partnere Në periudhën kohore 2012-2016, 11,6 % të importeve e zënë ndërmarrjet që importojnë vetëm nga një vend partner. Ndërsa në 2016 ky tregues është 10,6 %.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button