☀️
Tiranë 35°C · Kthjellët 22 August 2026
S&P 500 7,674 ▲0.43%
DOW 53,277 ▲0.98%
NASDAQ 26,180 ▲0.43%
NAFTA 87.06 ▲0.26%
ARI 4,681 ▲2.39%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1682 EUR/GBP 0.8560 EUR/CHF 0.9356 EUR/ALL 92.5984 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3287 EUR/TRY 56.1317 EUR/JPY 185.67 EUR/CAD 1.6085 EUR/USD 1.1682 EUR/GBP 0.8560 EUR/CHF 0.9356 EUR/ALL 92.5984 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3287 EUR/TRY 56.1317 EUR/JPY 185.67 EUR/CAD 1.6085
₿ CRYPTO
BTC $77,360 ▼ -0.04% ETH $2,431 ▲ +1.55% XRP $1.5150 ▲ +9.45% SOL $94.2000 ▲ +3.47%
S&P 500 7,674 ▲0.43 % DOW 53,277 ▲0.98 % NASDAQ 26,180 ▲0.43 % NAFTA 87.06 ▲0.26 % ARI 4,681 ▲2.39 % S&P 500 7,674 ▲0.43 % DOW 53,277 ▲0.98 % NASDAQ 26,180 ▲0.43 % NAFTA 87.06 ▲0.26 % ARI 4,681 ▲2.39 %
EUR/USD 1.1682 EUR/GBP 0.8560 EUR/CHF 0.9356 EUR/ALL 92.5984 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3287 EUR/TRY 56.1317 EUR/JPY 185.67 EUR/CAD 1.6085 EUR/USD 1.1682 EUR/GBP 0.8560 EUR/CHF 0.9356 EUR/ALL 92.5984 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3287 EUR/TRY 56.1317 EUR/JPY 185.67 EUR/CAD 1.6085
22 Aug 2026
Breaking
Politika

Integrimi europian, Koçiu: Ambicia jonë, brenda vitit të nisim mbylljen e 10 kapitujve

Qeveria shqiptare synon të nisë mbylljen e 10 kapitujve negociues me Bashkimin Europian brenda këtij viti. Kështu u shpreh zv.kryeministrja Albana Koçiu, në një konferencë për mediat pas zhvillimit të mbledhjes së qeverisë këtë të mërkurë.

“Ambicia jonë është që brenda këtij viti të nisim mbylljen e 10 kapitujve. Është proces dinamik, por do të më lejoni që të mos i them kapitujt, pasi do të ulemi në tryezë me palën europiane për të finalizuar detyrat”, tha Koçiu, përcjell A2 CNN.

Zv.kryeministrja tha se në mbledhjen e qeverisë ishin miratuar dy vendime që, sipas saj, sigurojnë që mbarëvajtjen e procesit të negociatave.

“Puna e institucioneve shqiptare është e pakthyeshme dhe konsoliduar, kanë arritur pjekurinë për të ndërmarrë reformat dhe angazhimet që kërkohen nga Shqipëria”, tha Koçiu.

“Qeveria miratoi udhërrëfyesin kombëtar për arritjen e objektivave për zhvillimin e qëndrueshëm deri në vitin 2030. Një dokument strategjik që përmban 66 kritere të matshme që do të orientojnë punën e institucioneve publike. Vendimi dytë është ai i partneritetit strategjik mes institucioneve dhe qeverisë shqiptare me agjencitë e OKB, një dokument që bazohet në tre shtylla, zhvillimi i qëndrueshëm i kapitalit njerëzor, transformimi i qëndrueshëm ekonomik dhe rritja e gjelbër dhe mirëqeverisja, drejtësia dhe të drejtat e njeriut”, shtoi ajo.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.