☀️
Tiranë 10°C · Kthjellët 20 Tetor 2026
S&P 500 7,691 ▲0.41%
DOW 51,966 ▼0.07%
NASDAQ 26,431 ▲1.11%
NAFTA 98.18 ▼0.37%
ARI 4,161 ▲0.03%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1225 EUR/GBP 0.8422 EUR/CHF 0.9252 EUR/ALL 91.2488 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3411 EUR/TRY 55.6179 EUR/JPY 177.24 EUR/CAD 1.5861 EUR/USD 1.1225 EUR/GBP 0.8422 EUR/CHF 0.9252 EUR/ALL 91.2488 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3411 EUR/TRY 55.6179 EUR/JPY 177.24 EUR/CAD 1.5861
₿ CRYPTO
BTC $82,231 ▲ +0.68% ETH $2,415 ▲ +0.9% XRP $1.3096 ▲ +1.24% SOL $105.4700 ▲ +2.04%
S&P 500 7,691 ▲0.41 % DOW 51,966 ▼0.07 % NASDAQ 26,431 ▲1.11 % NAFTA 98.18 ▼0.37 % ARI 4,161 ▲0.03 % S&P 500 7,691 ▲0.41 % DOW 51,966 ▼0.07 % NASDAQ 26,431 ▲1.11 % NAFTA 98.18 ▼0.37 % ARI 4,161 ▲0.03 %
EUR/USD 1.1225 EUR/GBP 0.8422 EUR/CHF 0.9252 EUR/ALL 91.2488 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3411 EUR/TRY 55.6179 EUR/JPY 177.24 EUR/CAD 1.5861 EUR/USD 1.1225 EUR/GBP 0.8422 EUR/CHF 0.9252 EUR/ALL 91.2488 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3411 EUR/TRY 55.6179 EUR/JPY 177.24 EUR/CAD 1.5861
20 Tet 2026
Breaking
Politika

Integrimi në BE, Berisha: Shqipëria nuk i plotëson kriteret. Jemi vend shumë i rrezikshëm

Kreu i PD-së Sali Berisha sot në 16 maj po bashkëbisedon me qytetarët.

Berisha u shpreh se Shqipëria sot më e pasigurt se asnjëherë më parë. Hodhi akuza dhe për mediat, duke thënë se sillen sikur e ka fajin opozita.

“Disa media, në mënyrë të paturpshme sulmojnë opozitën ditë e natë. Sillen sikur e ka fajin opozita, por se në fakt fajin kryesor e ka qeveria. Kjo qeveri e mbytur nga korrupsioni. Shqipëria është një vend i pasigurt, policia është përlyer me krimin. Opozita sot është më e fortë se kurrë ”, tha Berisha.

Një qytetar protestues i tha se duket se protestat e PD-së nuk kanë dhe aq vlerë, pasi nuk po sjellin rezultat. Përgjigjja e Berishës ishte kjo: “Unë të falënderoj që ke marrë pjesë në  protestë. Të ftoj që të qëndrojmë të pamposhtur. Është e vërtetë që shumë protestues kanë marrë plumba gome në kokë apo në këmbë. Por se po mbrohet një kauzë e drejtë e vendit. Kryengritja paqësore nuk e ka efektin menjëherë, por se kemi arritur shumë. Kemi mbrojtur nderin e shoqërisë shqiptare para mbarë botës, duke dhënë mesazhin se nuk pajtohemi me korrupsionin. E kemi damkosur këtë regjim. Do vazhdojmë kryengritjet paqësore deri në largimin e Ramës”, u shpreh Berisha.

U pyet se përse Partia Demokratike u bashkua me PS-në në lidhje me rezolutën për integrimin e vendit në Bashkimin Europian.

“Duhet të keni të qartë diçka. Shqipëria po hyn në Bashkimin Europian, vetëm për arsye gjeo-politike dhe asnjë tjetër. Përpos faktorit gjeo-politik, Shqipëria nuk plotëson asnjë kriter. Në rezolutë nuk ka asnjë vlerësim për punën e parlamentit apo të qeverisë. Zero. Ne nuk mund të votojmë kundër integrimit, pasi gjithë kombi shqiptar e dëshiron integrimin në BE. Por PD insiston që integrimi duhet të bazohet në meritë”, deklaroi Berisha.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.