☀️
Tiranë 22°C · Kthjellët 21 August 2026
S&P 500 7,641 ▼0.87%
DOW 52,759 ▼1.32%
NASDAQ 26,067 ▼1%
NAFTA 86.42 ▼0.47%
ARI 4,567 ▼0.1%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1651 EUR/GBP 0.8574 EUR/CHF 0.9345 EUR/ALL 92.6575 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3709 EUR/TRY 55.9524 EUR/JPY 184.74 EUR/CAD 1.6113 EUR/USD 1.1651 EUR/GBP 0.8574 EUR/CHF 0.9345 EUR/ALL 92.6575 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3709 EUR/TRY 55.9524 EUR/JPY 184.74 EUR/CAD 1.6113
₿ CRYPTO
BTC $73,827 ▲ +6.36% ETH $2,341 ▲ +3.35% XRP $1.2711 ▲ +14.39% SOL $88.2800 ▲ +3.79%
S&P 500 7,641 ▼0.87 % DOW 52,759 ▼1.32 % NASDAQ 26,067 ▼1 % NAFTA 86.42 ▼0.47 % ARI 4,567 ▼0.1 % S&P 500 7,641 ▼0.87 % DOW 52,759 ▼1.32 % NASDAQ 26,067 ▼1 % NAFTA 86.42 ▼0.47 % ARI 4,567 ▼0.1 %
EUR/USD 1.1651 EUR/GBP 0.8574 EUR/CHF 0.9345 EUR/ALL 92.6575 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3709 EUR/TRY 55.9524 EUR/JPY 184.74 EUR/CAD 1.6113 EUR/USD 1.1651 EUR/GBP 0.8574 EUR/CHF 0.9345 EUR/ALL 92.6575 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3709 EUR/TRY 55.9524 EUR/JPY 184.74 EUR/CAD 1.6113
21 Aug 2026
Breaking
Politika

Integrimi në BE-Hoxha: Presidenca e Irlandës e ka prioritet procesin e zgjerimit

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha në një bashkëbisedim me gazetarë nga vendet e Bashkimit Evropian deklaroi se zgjerimi i Unionit pritet të jetë një nga prioritetet e presidencës irlandeze në gjysmën e dytë të këtij viti.

Duke folur mbi vizitën e tij të fundit në Dublin ministri i Jashtëm bëri të ditur se homologët irlandezë i kanë konfirmuar se zgjerimi do të jetë një nga prioritetet kryesore të presidencës së Irlandës në BE gjatë gjysmës së dytë të 2026-s.

“Vërtet i rashë derës së Irlandës, por ajo ishte derë e hapur. Diskutuam për vizionin e përbashkët dhe më siguruan se zgjerimi do të jetë një nga elementët kyç të presidencës irlandeze në gjysmën e dytë të vitit 2026”, tha Hoxha.

Ai vuri në dukje se institucionet evropiane dhe shtetet anëtare kanë mbështetur vlerësimet e Komisionit Evropian në raport me Shqipërinë dhe se komunikimi me partnerët mbetet i vazhdueshëm në çdo nivel.

“Shqipëria është tashmë në të gjitha lajmet, gjithandej, për këtë liri fantastike që ne shohim për herë të parë në historinë e vendit tonë dhe për kaq ditë tashmë kemi pasur qytetarët shqiptarë në rrugë duke shfaqur qartazi idetë e tyre. Dhe në lidhje me këtë çështje specifike, nuk besoj se është shqetësim për shtetet anëtare për momentin, sepse ato kanë besim te Komisioni Europian për vlerësimet që ai bën për të gjitha çështjet në fjalë. Në rast se lind nevoja, ne do të flasim, sepse ne gjithmonë bëjmë diskutime të hapura me partnerët tanë të çdo niveli”, deklaroi ministri Hoxha.

Ai iu përgjigj edhe interesimit të gazetarëve lidhur me protestat e zhvilluara në Tiranë, Hoxha theksoi se Shqipëria diskuton në mënyrë të hapur dhe transparente me partnerët evropianë për të gjitha çështjet me interes të përbashkët.

“Ne diskutojmë gjithçka me partnerët tanë. Nuk ka asgjë që ndodh në Shqipëri që ne të mos e diskutojmë së bashku. Gjithmonë bëjmë diskutime të hapura dhe të qarta me partnerët tanë në çdo nivel”, u shpreh ministri.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.