☁️
Tiranë 12°C · Vranët 21 Tetor 2026
S&P 500 7,713 ▲0.28%
DOW 52,496 ▲1.02%
NASDAQ 26,425 ▼0.02%
NAFTA 99.12 ▲1.33%
ARI 4,137 ▼0.13%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1227 EUR/GBP 0.8401 EUR/CHF 0.9267 EUR/ALL 90.8997 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4381 EUR/TRY 55.6898 EUR/JPY 177.64 EUR/CAD 1.5781 EUR/USD 1.1227 EUR/GBP 0.8401 EUR/CHF 0.9267 EUR/ALL 90.8997 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4381 EUR/TRY 55.6898 EUR/JPY 177.64 EUR/CAD 1.5781
₿ CRYPTO
BTC $82,800 ▲ +1.45% ETH $2,449 ▲ +2.32% XRP $1.3333 ▲ +2.64% SOL $106.2700 ▲ +1.59%
S&P 500 7,713 ▲0.28 % DOW 52,496 ▲1.02 % NASDAQ 26,425 ▼0.02 % NAFTA 99.12 ▲1.33 % ARI 4,137 ▼0.13 % S&P 500 7,713 ▲0.28 % DOW 52,496 ▲1.02 % NASDAQ 26,425 ▼0.02 % NAFTA 99.12 ▲1.33 % ARI 4,137 ▼0.13 %
EUR/USD 1.1227 EUR/GBP 0.8401 EUR/CHF 0.9267 EUR/ALL 90.8997 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4381 EUR/TRY 55.6898 EUR/JPY 177.64 EUR/CAD 1.5781 EUR/USD 1.1227 EUR/GBP 0.8401 EUR/CHF 0.9267 EUR/ALL 90.8997 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4381 EUR/TRY 55.6898 EUR/JPY 177.64 EUR/CAD 1.5781
21 Tet 2026
Breaking
Politika

Integrimi në BE/ Parlamenti Evropian miraton Rezolutën për Shqipërinë me 483 vota pro

Parlamenti Evropian ka miratuar Rezolutën vjetore për Shqipërinë, duke i dhënë një mbështetje të gjerë procesit të integrimit të vendit në Bashkimin Evropian. Raporti u votua me 483 vota pro, ndërsa në seancë u miratuan edhe disa amendamente, konkretisht 3, 5, 15, 16 dhe 17.

Raporti për vitin 2025, i hartuar nga raportuesi për Shqipërinë Andreas Schieder, nënvizon objektivin për mbylljen e negociatave të anëtarësimit brenda vitit 2027. Në fjalën e mbajtur në seancë, Schieder theksoi se ky objektiv është plotësisht realist, duke vlerësuar ritmin e reformave të ndërmarra nga Shqipëria.

Në të njëjtën linjë, Komisionerja për Zgjerimin e BE-së, Marta Kos, vlerësoi progresin e Shqipërisë dhe vendeve të Ballkanit Perëndimor në rrugën drejt Bashkimit Evropian, duke theksuar se procesi i zgjerimit është rikthyer në qendër të debatit politik europian si një instrument për forcimin e stabilitetit dhe pavarësisë së kontinentit.

Ajo veçoi Shqipërinë dhe Malin e Zi si dy vendet me ecurinë më të dukshme në procesin e integrimit, duke u ndalur konkretisht te përmbushja nga Shqipëria e standardeve të përkohshme për sundimin e ligjit (IBAR), një hap teknik që i hap rrugë vendit për nisjen e mbylljes së kapitujve negociues.

“Shqipëria gjithashtu sapo ka bërë një hap të rëndësishëm përpara, duke arritur IBAR, standardet e përkohshme për sundimin e ligjit, të cilat i lejojnë vendit të fillojë mbylljen e kapitujve. Por ende ka shumë për të bërë,” u shpreh Komisionerja Kos në Parlamentin Evropian.

Sipas saj, pavarësisht progresit të dukshëm, procesi i reformave duhet të thellohet më tej, në mënyrë që standardet evropiane të konsolidohen në mënyrë të qëndrueshme në sistemin institucional të vendit.

Raporti i miratuar nga Parlamenti Evropian vlerëson në përgjithësi përparimin e Shqipërisë në procesin e anëtarësimit, duke e cilësuar momentin aktual si një fazë të rëndësishme të avancimit të negociatave me Bashkimin Evropian.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.