Ekonomia

IQT: Gjatë muajit prill, u gjobitën 16 subjekte dhe u bllokuan 7 të tjera

Gjatë muajit prill nga inspektimet e kryera në zona të ndryshme të vendit, Inspektoriati Qëndror Teknik gjobiti 16 subjekte, nga të cilat 8 për mungesë dokumentacioni dhe 8 për mungesë cilësie.

Sipas burimeve zyrtare nga IQT, subjektet e gjobitura janë në Lushnje, Dhërmi, Lazarat në Gjirokastër, Kashar, Shtëpan, Dëshnicë në Korçë, Delvinë, autostradën Tiranë-Durrës, etj.

Gjithashtu Inspektoriati Qëndror Teknik ka kryer dhe 7 bllokime në rrethet Berat, Lushnje dhe Vlorë.

Që nga muaji dhjetor 2014 deri në fund të prillit, rezulton se 103 subjekte janë gjobitur për shkak të mangësive nga IQT/

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button