⛅
Tiranë 21°C · Pjesërisht vranët 22 Tetor 2026
S&P 500 7,757 ▲0.58%
DOW 52,856 ▲0.69%
NASDAQ 26,703 ▲1.05%
NAFTA 99.20 ▲2.11%
ARI 4,080 ▼1.68%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1232 EUR/GBP 0.8386 EUR/CHF 0.9261 EUR/ALL 90.8150 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4983 EUR/TRY 55.7642 EUR/JPY 177.57 EUR/CAD 1.5779 EUR/USD 1.1232 EUR/GBP 0.8386 EUR/CHF 0.9261 EUR/ALL 90.8150 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4983 EUR/TRY 55.7642 EUR/JPY 177.57 EUR/CAD 1.5779
₿ CRYPTO
BTC $81,935 ▼ -1.86% ETH $2,405 ▼ -2.36% XRP $1.3309 ▼ -2.07% SOL $104.7200 ▼ -1.97%
S&P 500 7,757 ▲0.58 % DOW 52,856 ▲0.69 % NASDAQ 26,703 ▲1.05 % NAFTA 99.20 ▲2.11 % ARI 4,080 ▼1.68 % S&P 500 7,757 ▲0.58 % DOW 52,856 ▲0.69 % NASDAQ 26,703 ▲1.05 % NAFTA 99.20 ▲2.11 % ARI 4,080 ▼1.68 %
EUR/USD 1.1232 EUR/GBP 0.8386 EUR/CHF 0.9261 EUR/ALL 90.8150 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4983 EUR/TRY 55.7642 EUR/JPY 177.57 EUR/CAD 1.5779 EUR/USD 1.1232 EUR/GBP 0.8386 EUR/CHF 0.9261 EUR/ALL 90.8150 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4983 EUR/TRY 55.7642 EUR/JPY 177.57 EUR/CAD 1.5779
22 Tet 2026
Breaking
Politika

“Nuk ka zgjedhje, por farsë”, Berisha: Të shtunën protesta më e madhe kombëtare në mbështetje të studentëve

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, deklaroi se të shtunën do të mbahet protesta më e madhe kombëtare, në mbështetje të studentëve dhe gjimnazistëve që protestojnë.

“E shtuna është dita e protestës më të madhe kombëtare, e thirrur në mbështetje të protestës studentore dhe gjimnazistëve”, deklaroi Berisha.

I pyetur nga gazetarët nëse përfshirja e PD-së mund ta dëmtojë protestën, Berisha e hodhi poshtë këtë pretendim dhe theksoi se opozita po e mbështet lëvizjen studentore.

“Këta njerëz që mendojnë janë puthadorë të Edi Ramës. Këta janë puthadorë të Edi Ramës. Këta krahasojnë të pakrahasueshmet. Dhe të krahasosh pushtetin ekzekutiv me pushtetin moral të opozitës, je një idiot politik, më së shumti je një puthador dhe skllav i qeverisë. S’krahasohen të pakrahasueshmet”.

Ai i cilësoi zgjedhjet e fundit si “farsë elektorale” teksa akuzoi qeverinë për korrupsion dhe kundërshtoi pretendimet se opozita i ka humbur zgjedhjet.

“Ky është korrupsioni i gjuhës. Ky është rasti më tipik i korrupsionit të gjuhës. Kur thua po… po thua… zgjedhjet i humbi opozita. Opozita nuk humbi zgjedhje, ishin farsë, ishin farsë. Dhe ti për të lehtësuar qeverinë, u thua qytetarëve që kishte zgjedhje dhe i humbi opozita. Pra, korrupton gjuhën, korrupton dhe mendimin. Edhe kjo, opozita njësoj. Si qenka njësoj 13 vite në opozitë me 13 vite në pushtet? Duhet të kesh humbur mendjen dhe çdo gjë të flasësh në këtë mënyrë”, tha ai.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.