⛅
Tiranë 21°C · Pjesërisht vranët 22 Tetor 2026
S&P 500 7,757 ▲0.58%
DOW 52,856 ▲0.69%
NASDAQ 26,703 ▲1.05%
NAFTA 99.20 ▲2.11%
ARI 4,080 ▼1.68%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1232 EUR/GBP 0.8386 EUR/CHF 0.9261 EUR/ALL 90.8150 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4983 EUR/TRY 55.7642 EUR/JPY 177.57 EUR/CAD 1.5779 EUR/USD 1.1232 EUR/GBP 0.8386 EUR/CHF 0.9261 EUR/ALL 90.8150 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4983 EUR/TRY 55.7642 EUR/JPY 177.57 EUR/CAD 1.5779
₿ CRYPTO
BTC $81,935 ▼ -1.86% ETH $2,405 ▼ -2.36% XRP $1.3309 ▼ -2.07% SOL $104.7200 ▼ -1.97%
S&P 500 7,757 ▲0.58 % DOW 52,856 ▲0.69 % NASDAQ 26,703 ▲1.05 % NAFTA 99.20 ▲2.11 % ARI 4,080 ▼1.68 % S&P 500 7,757 ▲0.58 % DOW 52,856 ▲0.69 % NASDAQ 26,703 ▲1.05 % NAFTA 99.20 ▲2.11 % ARI 4,080 ▼1.68 %
EUR/USD 1.1232 EUR/GBP 0.8386 EUR/CHF 0.9261 EUR/ALL 90.8150 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4983 EUR/TRY 55.7642 EUR/JPY 177.57 EUR/CAD 1.5779 EUR/USD 1.1232 EUR/GBP 0.8386 EUR/CHF 0.9261 EUR/ALL 90.8150 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4983 EUR/TRY 55.7642 EUR/JPY 177.57 EUR/CAD 1.5779
22 Tet 2026
Breaking
Bota

MAL I ZI – Merz për Ballkanin Perëndimor: Reformat dhe bashkëpunimi, kyçe për integrimin në BE

– Kancelari gjerman, Friedrich Merz mbajti sot një fjalim përpara Samitit të Ballkanit Perëndimor në Tivat, Mal të Zi.

Merz, u bëri thirrje vendeve të Ballkanit Perëndimor, të mos mbeten të bllokuara në të kaluarën, duke theksuar se retorika përçarëse dhe polarizimi pengojnë ndërtimin e një të ardhmeje më të mirë evropiane.

Ai nënvizoi se anëtarësimi në Bashkimin Evropian është një objektiv i arritshëm, nëse vendet e rajonit janë të vendosura të zbatojnë reformat e nevojshme.

Sipas tij, ndryshimi duhet të nisë nga vetë vendet e Ballkanit Perëndimor, ndërsa suksesi varet nga bashkëpunimi mes tyre.

Merz vlerësoi progresin e arritur gjatë 12 viteve të Procesit të Berlinit në fushën e lëvizjes së lirë, investimeve, turizmit dhe shërbimeve digjitale.

Ai theksoi rëndësinë e krijimit të një tregu të përbashkët rajonal, i cili do t’u mundësonte qytetarëve dhe bizneseve, të zhvillonin më lehtë veprimtarinë e tyre në vendet e rajonit.

Kancelari gjerman u ndal gjithashtu te rëndësia e normalizimit të marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, duke theksuar nevojën për përparim në këtë proces.

Ai nënvizoi se dhuna nuk mund të jetë zgjidhje, as gjatë protestave në Bashkimin Evropian dhe as në ato në Ballkanin Perëndimor.

Sipas tij, vendet e rajonit duhet të përqendrohen te reformat, bashkëpunimi dhe përfitimet konkrete që sjell integrimi evropian për qytetarët.

Merz rikonfirmoi rëndësinë e vazhdimit të procesit të zgjerimit të BE-së, duke theksuar se qytetarët duhet të përfitojnë konkretisht nga ky proces. /

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.