☀️
Tiranë 36°C · Kthjellët 29 August 2026
S&P 500 7,712 ▼0.25%
DOW 53,560 ▼0.02%
NASDAQ 26,402 ▼0.52%
NAFTA 83.40 ▼0.16%
ARI 4,530 ▼2.88%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1610 EUR/GBP 0.8564 EUR/CHF 0.9374 EUR/ALL 92.2661 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3088 EUR/TRY 55.9765 EUR/JPY 185.56 EUR/CAD 1.6113 EUR/USD 1.1610 EUR/GBP 0.8564 EUR/CHF 0.9374 EUR/ALL 92.2661 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3088 EUR/TRY 55.9765 EUR/JPY 185.56 EUR/CAD 1.6113
₿ CRYPTO
BTC $77,667 ▼ -2.11% ETH $2,436 ▼ -2.11% XRP $1.3838 ▼ -2.21% SOL $103.4600 ▼ -2.53%
S&P 500 7,712 ▼0.25 % DOW 53,560 ▼0.02 % NASDAQ 26,402 ▼0.52 % NAFTA 83.40 ▼0.16 % ARI 4,530 ▼2.88 % S&P 500 7,712 ▼0.25 % DOW 53,560 ▼0.02 % NASDAQ 26,402 ▼0.52 % NAFTA 83.40 ▼0.16 % ARI 4,530 ▼2.88 %
EUR/USD 1.1610 EUR/GBP 0.8564 EUR/CHF 0.9374 EUR/ALL 92.2661 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3088 EUR/TRY 55.9765 EUR/JPY 185.56 EUR/CAD 1.6113 EUR/USD 1.1610 EUR/GBP 0.8564 EUR/CHF 0.9374 EUR/ALL 92.2661 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3088 EUR/TRY 55.9765 EUR/JPY 185.56 EUR/CAD 1.6113
29 Aug 2026
Breaking
Bota

IRAN – IRGC: Kontroll i plotë mbi Ngushticën e Hormuzit

TEHERAN, 29 gusht /ATSH-DPA/ – Forcat detare të Korpusit të Gardës Revolucionare Islamike (IRGC) të Iranit thanë se vendi kishte kontroll të plotë mbi Ngushticën e Hormuzit dhe hodhën poshtë pretendimet e SHBA-së se rruga ujore ishte e hapur për transportin ndërkombëtar detar.

”Pretendimet e zyrtarëve amerikanë se ngushtica është e hapur është një gënjeshtër e plotë, që synon kontrollin e çmimeve të naftës dhe fshehjen e një disfate të SHBA-së”, tha IRGC në Telegram.

”Anijet që kërkojnë të kalojnë nëpër ngushticë pa koordinim paraprak me Iranin nuk do të lejohen ta bëjnë këtë”, shtoi ajo.

“Kontrolli i ushtruar nga forcat e Republikës Islamike mbi Ngushticën strategjike të Hormuzit është i plotë dhe vendimtar”, tha marina e IRGC-së në një deklaratë.

Shefi i Komandës Qendrore të SHBA-së, Brad Cooper, tha të enjten se ushtria amerikane kishte pastruar minat nga rrugët ndërkombëtare të transportit në ngushticë në muajt e fundit dhe se rrugët tani ishin të hapura.

Presidenti Donald Trump ka thënë gjithashtu se rruga ujore ishte plotësisht e hapur dhe nën kontrollin e SHBA-së.

Pretendimet konkurruese nuk mund të verifikohen në mënyrë të pavarur.

”Rreth 29 anije mallrash kanë kaluar nëpër ngushticë çdo ditë gjatë shtatë ditëve të fundit”, sipas Operacioneve të Tregtisë Detare të Mbretërisë së Bashkuar (UKMTO), krahasuar me një mesatare prej gati 130 anijesh në ditë para luftës, sipas Organizatës Ndërkombëtare Detare (IMO).

Ngushtica e Hormuzit është një rrugë e rëndësishme për eksportet e naftës, gazit dhe plehrave kimike nga shtetet e Gjirit dhe është bërë një pikë e nxehtë kryesore në konfliktin midis Iranit dhe Shteteve të Bashkuara.

Mosmarrëveshja për rrugën ujore vjen ndërsa konflikti mbetet i bllokuar muaj pas sulmeve të para izraelite dhe amerikane ndaj Iranit.

Teherani po kërkon lëshime nga Uashingtoni, ndërsa Trump është përpjekur të ushtrojë presion mbi udhëheqjen e Iranit përmes asaj që ai e quan një luftë ekonomike./ a.jor.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.