🌫️
Tiranë 9°C · Mjegull 04 Nëntor 2026
S&P 500 7,569 ▲0.36%
DOW 51,787 ▼0.38%
NASDAQ 25,372 ▲0.83%
NAFTA 96.76 ▲0.31%
ARI 3,940 ▼0.74%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1195 EUR/GBP 0.8350 EUR/CHF 0.9176 EUR/ALL 91.0200 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5648 EUR/TRY 55.9660 EUR/JPY 176.79 EUR/CAD 1.5650 EUR/USD 1.1195 EUR/GBP 0.8350 EUR/CHF 0.9176 EUR/ALL 91.0200 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5648 EUR/TRY 55.9660 EUR/JPY 176.79 EUR/CAD 1.5650
₿ CRYPTO
BTC $77,856 ▲ +1.14% ETH $2,292 ▲ +1.53% XRP $1.2799 ▲ +2.3% SOL $93.5000 ▲ +1.45%
S&P 500 7,569 ▲0.36 % DOW 51,787 ▼0.38 % NASDAQ 25,372 ▲0.83 % NAFTA 96.76 ▲0.31 % ARI 3,940 ▼0.74 % S&P 500 7,569 ▲0.36 % DOW 51,787 ▼0.38 % NASDAQ 25,372 ▲0.83 % NAFTA 96.76 ▲0.31 % ARI 3,940 ▼0.74 %
EUR/USD 1.1195 EUR/GBP 0.8350 EUR/CHF 0.9176 EUR/ALL 91.0200 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5648 EUR/TRY 55.9660 EUR/JPY 176.79 EUR/CAD 1.5650 EUR/USD 1.1195 EUR/GBP 0.8350 EUR/CHF 0.9176 EUR/ALL 91.0200 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5648 EUR/TRY 55.9660 EUR/JPY 176.79 EUR/CAD 1.5650
04 Nën 2026
Breaking
Bota

IRAN – Pezeshkian: Rikthimi te lufta nuk i shërben askujt

TEHERAN, 3 nëntor /ATSH-AFP/ -Presidenti iranian, Masoud Pezeshkian, deklaroi sot se një rikthim në luftë nuk do t’i sillte përfitime askujt, disa orë pas raportimeve për sulme amerikane ndaj ishullit Qeshm, në Ngushticën e Hormuzit.

Deklarata vjen në një moment tensionesh të larta mes Teheranit dhe Uashingtonit.

Kryenegociatori iranian, Mohammad Bagher Ghalibaf, paralajmëroi se Republika Islamike ishte “gati për betejë, me gishtin në këmbëz”, ndërsa zëvendësministri i Jashtëm, Kazem Gharibabadi, theksoi se Irani ruante të drejtën e vetëmbrojtjes legjitime.

Megjithatë, Pezeshkian tha se qeveria e tij po përpiqej ta zgjidhte krizën përmes dialogut dhe se udhëheqësi suprem i kishte dhënë kompetenca të reja për të negociuar edhe çështje që më parë konsideroheshin të panegociueshme.

Sipas raportimeve të mediave amerikane “The Wall Street Journal”, CNN dhe “The New York Times”, sulmet amerikane kishin goditur ishullin Qeshm, një pikë strategjike në Ngushticën e Hormuzit.

Zyrtarë amerikanë, të cituar nga këto media, i përshkruan sulmet si mbrojtëse.

Agjencia shtetërore iraniane IRNA raportoi për pesë shpërthime të njëpasnjëshme në ishull, ndërsa disa banorë pretenduan se kishin parë dy avionë në qiell.

Nga ana tjetër, presidenti amerikan Donald Trump deklaroi në platformën Truth Social se Irani dëshironte një marrëveshje sa më shpejt dhe se një zgjidhje diplomatike ishte e mundur.

Katari, i cili ndërmjetëson negociatat indirekte mes dy vendeve, konfirmoi se të dyja palët mbeteshin të angazhuara në procesin diplomatik dhe po shqyrtonin propozimet e paraqitura. /Ad.Ab./ a.jor.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.