Irani mohon kategorikisht çdo lidhje me incidentit e rëndë në bazën amerikane në Britani
Irani ka mohuar kategorikisht çdo lidhje me pesë arrestimet e bëra pranë bazës ajrore britanike të Fairford, raportoi Sky News të hënën, duke cituar një deklaratë nga ambasada iraniane në Londër.
Më herët, policia britanike njoftoi se të pesë të arrestuarit janë shtetas britanikë që banojnë në Londër.
Autoritetet britanike zbuluan eksplozivë në tre kamionë të parkuar pak minuta larg bazës. Pesë burra u arrestuan në lidhje me rastin dhe u akuzuan për terrorizëm.
Sulmi i planifikuar duket se është shmangur rastësisht kur një qytetar vuri re sjellje të pazakontë natën vonë nga një grup burrash dhe telefonoi 999.


Komentet
Bëhu i pari që komenton!
Lini një Koment të Ri
Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.