🌤️
Tiranë 9°C · Kryesisht kthjellët 17 Tetor 2026
S&P 500 7,659 ▼1.09%
DOW 52,002 ▼0.34%
NASDAQ 26,140 ▼2.14%
NAFTA 99.02 ▲2.61%
ARI 4,181 ▲0.26%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1242 EUR/GBP 0.8439 EUR/CHF 0.9265 EUR/ALL 91.3020 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4371 EUR/TRY 55.6673 EUR/JPY 177.57 EUR/CAD 1.5899 EUR/USD 1.1242 EUR/GBP 0.8439 EUR/CHF 0.9265 EUR/ALL 91.3020 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4371 EUR/TRY 55.6673 EUR/JPY 177.57 EUR/CAD 1.5899
₿ CRYPTO
BTC $81,588 ▼ -0.23% ETH $2,419 ▼ -0.03% XRP $1.3003 ▼ -0.63% SOL $103.7900 ▼ -0.59%
S&P 500 7,659 ▼1.09 % DOW 52,002 ▼0.34 % NASDAQ 26,140 ▼2.14 % NAFTA 99.02 ▲2.61 % ARI 4,181 ▲0.26 % S&P 500 7,659 ▼1.09 % DOW 52,002 ▼0.34 % NASDAQ 26,140 ▼2.14 % NAFTA 99.02 ▲2.61 % ARI 4,181 ▲0.26 %
EUR/USD 1.1242 EUR/GBP 0.8439 EUR/CHF 0.9265 EUR/ALL 91.3020 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4371 EUR/TRY 55.6673 EUR/JPY 177.57 EUR/CAD 1.5899 EUR/USD 1.1242 EUR/GBP 0.8439 EUR/CHF 0.9265 EUR/ALL 91.3020 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4371 EUR/TRY 55.6673 EUR/JPY 177.57 EUR/CAD 1.5899
17 Tet 2026
Breaking
Politika

Ironia e Ramës për influencerët: Kur bën foto te Kulla Eiffel, s’ke pse thua e dua detin e virgjër në Shqipëri

Kryeministri Rama ka ironizuar sërish ditën e sotme influencerët në rrjetet sociale, duke u shprehur se ata përdorin protestën si arsye për të reklamuar punën e tyre.

Rama shtoi se kur ata kanë mundësinë ‘të shkojnë në Paris dhe Dubai për pushime, nuk kanë pse të kërkojnë detin e virgjër në Shqipëri’.

“Më tregonte një nga ato punonjësit e rinj, ishte njëra te kulla Eiffel dhe kishte bërë një foto kështu dhe dukej 3 herë më e gjatë se unë, aq sa kur e pashë thashë po më bie për sipër.

Thoshte shyqyr u hap koha në Paris. Natyrisht nëse ti i ke mundësitë të shkosh sa në Paris dhe sa në Dubai, ti nuk ke pse i thua shqiptarëve atje e dua komplet të virgjër bregun e detit, dua rërën, flamingot dhe pemët, se atje do dal me bikini dhe do dal në profil me atë fijën e vogël.

Hë hë hë, dhe ja ecin kështu dhe ato e shohin thonë ishalla po i këputet lidhësja dhe ta shohim tamam flamingon. Ishte një tjetër, ajo ishte super fare. Dynja e madhe me likes. Kjo tjetra kishte një stil tjetër, para se të fliste për natyrën, kjo nxirrte kremra që kur ti të futeshe për të bërë solidaritet, të kapte dhe ndonjë reklamë.

Mua si krem fytyre mu dukej, po kush e di çfarë tjetër fërkohej me ato. Unë kam respekt për ata që bëjnë fytyrën me krem, po rrezikun e Shqipërisë ku e shohin këta. Kjo është gjëja që pyes unë. Këto video, foto, selfie bëhen në këtë Shqipëri, në këto qytete, në këtë natyrë. Duhet pak më tepër kujtesë sesa postimi i fundit që sheh. Nuk shkohet kështu përpara”, u shpreh Rama.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.