☀️
Tiranë 22°C · Kthjellët 22 August 2026
S&P 500 7,674 ▲0.43%
DOW 53,277 ▲0.98%
NASDAQ 26,180 ▲0.43%
NAFTA 86.64 ▼0.22%
ARI 4,662 ▲1.97%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1682 EUR/GBP 0.8570 EUR/CHF 0.9342 EUR/ALL 92.5838 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3303 EUR/TRY 56.1344 EUR/JPY 185.56 EUR/CAD 1.6101 EUR/USD 1.1682 EUR/GBP 0.8570 EUR/CHF 0.9342 EUR/ALL 92.5838 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3303 EUR/TRY 56.1344 EUR/JPY 185.56 EUR/CAD 1.6101
₿ CRYPTO
BTC $78,700 ▲ +7.87% ETH $2,540 ▲ +9.19% XRP $1.4618 ▲ +15.62% SOL $94.5700 ▲ +8.06%
S&P 500 7,674 ▲0.43 % DOW 53,277 ▲0.98 % NASDAQ 26,180 ▲0.43 % NAFTA 86.64 ▼0.22 % ARI 4,662 ▲1.97 % S&P 500 7,674 ▲0.43 % DOW 53,277 ▲0.98 % NASDAQ 26,180 ▲0.43 % NAFTA 86.64 ▼0.22 % ARI 4,662 ▲1.97 %
EUR/USD 1.1682 EUR/GBP 0.8570 EUR/CHF 0.9342 EUR/ALL 92.5838 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3303 EUR/TRY 56.1344 EUR/JPY 185.56 EUR/CAD 1.6101 EUR/USD 1.1682 EUR/GBP 0.8570 EUR/CHF 0.9342 EUR/ALL 92.5838 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3303 EUR/TRY 56.1344 EUR/JPY 185.56 EUR/CAD 1.6101
22 Aug 2026
Breaking
Sporti

Ish-drejtori i Juventusit e piketon, synon futbollistin e Kombëtares shqiptare që refuzoi milionat

Vera mund të sjellë lëvizjen e shumë futbollistëve të Kombëtares shqiptare të cilët janë të kërkuar në treg, ose janë në fundin e marrëveshjeve me skuadrat aktuale. Një prej tyre është edhe kapiteni i kuqezinjve, Berat Gjimshiti. Mbrojtësi i Kombëtares shqiptare është në muajt e fundit të marrëveshjes ekzistuese me klubin e Atalantës dhe palët […]

Vera mund të sjellë lëvizjen e shumë futbollistëve të Kombëtares shqiptare të cilët janë të kërkuar në treg, ose janë në fundin e marrëveshjeve me skuadrat aktuale. Një prej tyre është edhe kapiteni i kuqezinjve, Berat Gjimshiti.

Mbrojtësi i Kombëtares shqiptare është në muajt e fundit të marrëveshjes ekzistuese me klubin e Atalantës dhe palët raportohet se për momentin nuk kanë marrë asnjë vendim për vazhdimësinë apo jo të tij te bergamaskët ku ai është kthyer në një idhull të tifozerisë në dekadën e fundit.

Por nëse Gjimshiti vendos t’i japë lamtumirën Atalantës, mundësitë për të nuk do të mungojnë, duke filluar nga Seria A. Një lojtar i tillë me eksperiencë që transferohet si futbollist i lirë, do i bënte punë shumë klubeve dhe mediat italiane raportojnë sot se një nga më të interesuarit është FIorentina. Drejtori sportiv Fabio Paratiçi po ideon skuadrën për sezonin e ardhshëm dhe bëhet e ditur se sheh te Gjimshiti një element që mund të ndihmojë prapavijën e skuadrës së qytetit të Firences.

Ndaj muajt në vijim do të jenë shumë interesantë për të ardhmen e Gjimshitit, i cili në të kaluarën kishte refuzuar disa oferta të rëndësishme ekonomike nga Lindja e Mesme, vetëm për të qëndruar në Serinë A.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.