Kosova
Operacion antikrim kundër fajdexhinjve
Policia e Kosovës ka ndërmarrë në orët e para të mëngjesit të së martës një operacion ndaj disa personave të dyshuar për ushtrim të aktiviteteve kriminale.
Sipas zëdhënësit të policisë, Daut Hoxha, drejtoria e antikrimit ekonomik po heton disa raste të ushtrimit të dhënies së parave me fajde.
Hoxha nënvizoi se, operacioni është ende në zhvillim e sipër ndaj dhe nuk mund të japë detaje mbi ecurinë e tij.
Megjithatë, ai theksoi se, policia vazhdimisht ka ndërmarrë operacione me qëllim luftimin e kësaj dukurie kriminale.
Pak ditë më parë, në Mitrovicë dhe Prizren u arrestuan 6 persona që ushtronin veprën penale të “dhënies së parave në formë fajdeje”.