☁️
Tiranë 13°C · Vranët 24 Tetor 2026
S&P 500 7,624 ▼0.52%
DOW 52,215 ▼1.23%
NASDAQ 25,955 ▼0.21%
NAFTA 103.27 ▲3.82%
ARI 4,008 ▼1.29%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1201 EUR/GBP 0.8375 EUR/CHF 0.9237 EUR/ALL 90.7475 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5185 EUR/TRY 55.7035 EUR/JPY 175.69 EUR/CAD 1.5682 EUR/USD 1.1201 EUR/GBP 0.8375 EUR/CHF 0.9237 EUR/ALL 90.7475 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5185 EUR/TRY 55.7035 EUR/JPY 175.69 EUR/CAD 1.5682
₿ CRYPTO
BTC $80,593 ▼ -0.91% ETH $2,347 ▼ -2.05% XRP $1.2942 ▼ -0.77% SOL $101.6000 ▼ -1.84%
S&P 500 7,624 ▼0.52 % DOW 52,215 ▼1.23 % NASDAQ 25,955 ▼0.21 % NAFTA 103.27 ▲3.82 % ARI 4,008 ▼1.29 % S&P 500 7,624 ▼0.52 % DOW 52,215 ▼1.23 % NASDAQ 25,955 ▼0.21 % NAFTA 103.27 ▲3.82 % ARI 4,008 ▼1.29 %
EUR/USD 1.1201 EUR/GBP 0.8375 EUR/CHF 0.9237 EUR/ALL 90.7475 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5185 EUR/TRY 55.7035 EUR/JPY 175.69 EUR/CAD 1.5682 EUR/USD 1.1201 EUR/GBP 0.8375 EUR/CHF 0.9237 EUR/ALL 90.7475 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5185 EUR/TRY 55.7035 EUR/JPY 175.69 EUR/CAD 1.5682
24 Tet 2026
Breaking
Politika

Ish-kreu i Kasacionit: Spiunët dhe terroristët nuk duhet të lejohen të marrin pjesë në protesta

Zef Brozi, ish-kreu i Gjykatës së Kasacionit në Shqipëri, ka komentuar denoncimet gjatë ditëve të fundit të Qeverisë, se në protestat që po zhvillohen në Tiranë po marrin pjesë spiunë dhe njerëz të lidhur me aktivitetin terrorist të Iranit.

Përmes një reagimi për Report Tv, Zef Brozi ka thënë se pavarësisht denoncimeve nga qeveria, këta ‘spiunë dhe terroristë’ po vijojnë të jenë të lirë.

Brozi shkruan gjithashtu se institucionet shtetërore kanë detyrimin për të mos i lënë spiunët e terroristët të marrin pjesë në protesta dhe të shëtisin të lirë në Shqipëri.

Pavarësisht se folësit në protestë duhet të kenë lirinë e të shprehurit, sipas Brozit, nëse ata abuzojnë me të, nuk duhet të lejohen që të flasin sërish herë tjetër.

Reagimi i Zef Brozit:

Qeveria këto ditë po denoncon spiunë e terroristë, por i lë të lirë!!!

Shteti e ka detyrim të zbulojë, hetojë  e ndëshkojë sipas ligjit spiunët, terroristët dhe këdo që mbështet e propagandon terrorizmin.

Kur pushtetarët i denoncojnë këta persona vetëm për t’ia bashkëngjitur ato/ata protestës, jo vetëm që bëhen të pabesueshëm, por në fakt u bën nder të denoncuarve duke i ndihmuar ato/ata që të mos përgjigjen para drejtësisë.

Në një protestë qytetare ku marrin pjesë mijëra vetë, seicili pjesëmarrës mund të flasë lirshëm, pa iu miratuar më parë fjalimi, sikurse ndodh në protestat partiake të molotovistëve dhe e zjarrvënësve e shkatërrimtarëve. Prandaj edhe në protestat e rinisë në Tiranë jo çfarë thotë çdo folës përfaqëson programin a frymën e protestës. Me sa di kordinatorët e protestës e kanë shprehur publikisht disa herë këtë dhe janë distancuar nga cdo fjalim e veprim i tillë.

Por kur ka folës që abuzojnë me lirinë për të folur në protestë, ato/ata nuk duhet të lejohen të mbajnë fjalim herë të tjera në atë protestë.

Ndërsa institucionet shtetërore kane edhe detyrimin për të mos i lënë spiunët e terroristët të marrin pjesë në protesta dhe të shëtisin të lirë në Shqipëri, madje edhe të futen brenda ambasadës së Izraelit dhe të heqin flamurin.

Zef Brozi

Uashington, DC

24 Qershor 2026

 

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.