Kronika

“Ishin lekët e Netës të kursyera nga 2009-a”. Biznesmeni Sota thotë se do kuronte gruan

Dalin të tjera përgjime dhe detaje nga dosja e Sotës.

Biznesmeni Lefter Sota deklaron se paratë i ka siguruar nga shitja e aksioneve të “Banka Societe Generale Albania”, ndërsa kishte në plan që të kuronte gruan. Lefter Sota, sipas avokatit deklaron se paratë do i dërgonte vetë te Kurum, por më pas vendosi të dërgonte djalin, ndërsa për këtë më parë kishin biseduar me pronarin e Kurum në një takim në Tiranë dhe 863 mijë euro do i linte si garanci për hekurin që do të merrte.

“Prej tyre është sqaruar se, Lefter Sota me date 01.11.2017 ne mëngjes pati vendosur te dërgonte vete një sasi te hollash ne shoqërinë Kurum ne Elbasan me qellim lenien garanci per blerje të nje sasie hekuri, pasi nje dite me pare ne Tirane (30 Tetor) eshte takuar me Drejtorin e kesaj firme, shtetasin e quajtur Korai (Koray Zeytinoglu), i cili ka qene i shoqëruar nga pronari i firmes Kurum, i quajtur Ashmet (Hasmet Kurum), zotërues i 100% të aksioneve të shoqërisë “Kurum International” Sh.a.

Me ta shtetasi Lefter Sota ka biseduar ne lidhje me porosi, marreveshje te ndryshme per pune dhe i ka kerkuar konkretisht atyre lidhjen e nje kontrate radhe per nje sasi hekuri prej 4.000 ton. Pasi kane biseduar ne lidhje me parapagimet e shumes e cila mbahet e bllokuar ne banke deri ne konsumimin e kontrates Lefteri i ka kerkuar atyre nje lehtesi per menyren e pageses qe ti linin rreth nje muaj kohe vonese.

Korai nuk pranoi dhe tha “ne kemi vendosur rregull dhe nuk e ndryshojme kete rregull pasi nuk japim me mall pa leke, ne pranojme vetem garanci bankare”.  Lefter Sota i eshte lutur atyre qe te pranonin nje sasi parash cash nga fondet e tij personale. Ne fillim ata nuk kane pranuar por pastaj kane rene dakort se nese do te operonin ne kete menyre keto fonde nuk do te futeshin ne llogari te firmes se tyre por do te ruheshinin ne ambientet e tyre.

Lefteri do te merrte sasine e hekurit ne vleren e garancise cash dhe sa here qe do te bente pagesen e faturave me banke, nje pjese e shumes se lene garanci ne cash, e barazvlefshme me vlerën e faturës ose faturave, do t’i kthehej mbrapsht, derisa te tërhiqte te gjithë shumën e lënë garanci në cash. Pasi kane rene dakort me Korain qe mund te vepronin ne kete menyre Lefteri i ka thene se do te njoftoje dhe jane ndare nga njeri tjetri” thotë avokati.

Në bisedat telefonike të përgjuara të Lefter Sotës, me bashkëshorten e tij Antoneta Sota, konfirmohet sipas avokatit se shuma e parave ishte e Lefterit dhe ai ia ka dhënë djalit Orest, për t’i dërguar në Kurum, në Elbasan.

Në datën 03.11.2017 dhe ora 18:35, Lefter Sota pas arrestimit të djalit ka komunikuar me një person me emrin “Gimi” dhe i deklaron qartë se: “Ishin lekët e Netës që i kisha hequr që në 2009. Lekët nga Banka Popullore që u shitën. Fola me Kurum dhe ua thashë që t’i lë si garanci. Isha gati dhe thashë do iki në Elbasan. I mori djali për t’i çuar se kishte rrugën për në Vlorë …”.

Avoakti thotë se po në datën 03.11.2017, Lefter Sota komunikon me një tjetër person në telefon dhe shprehet se: “Kush e dinte që kishte ato në makinë (Lejet e drejtimit) … ishin lekët e Netës për kurim (bashkëshortja e tij dhe nëna e Orestit – Antoneta Sota) … i kisha hequr mënjanë për kurimin e Netës dhe nuk i fusja dot në Bankë ….”.

Po ashtu, nga përgjimi i datës 03.11.2017 ora 17:37, bërë për numrin e telefonit të shtetasit Genti Ceka (shofer i Tahirit), ai është shprehur qartë se: “Patentat i kam pasur unë. Kam pasur makinën e tij dhe i lashë aty. Patentat i kam marrë unë para 2 muajsh në Durrës dhe i lashë aty. Është gabimi im, jo i tyre”.

Por, prokuroria e Krimeve të Rënda shprehet se dyshon se 863 mijë eurot e gjetura në makinën e biznesmenit Orest Sota në Elbasan janë të ish-ministrit, ndërsa bashkon zyrtarisht dosjen e Sotes me të Tahirit dhe Habilajve.

Prokuroria deklaroi se “Kemi dyshime se paratë e gjetura në makinën e Sotës janë të Saimir Tahirit. Dyshohet se lekët janë të Saimir Tahirit të fituara nga aktivitetet kriminale”. /Report Tv/

 

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button