🌤️
Tiranë 20°C · Kryesisht kthjellët 18 Tetor 2026
S&P 500 7,659 ▼1.09%
DOW 52,002 ▼0.34%
NASDAQ 26,140 ▼2.14%
NAFTA 99.02 ▲2.61%
ARI 4,181 ▲0.26%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1241 EUR/GBP 0.8439 EUR/CHF 0.9267 EUR/ALL 91.3007 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4438 EUR/TRY 55.6781 EUR/JPY 177.58 EUR/CAD 1.5899 EUR/USD 1.1241 EUR/GBP 0.8439 EUR/CHF 0.9267 EUR/ALL 91.3007 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4438 EUR/TRY 55.6781 EUR/JPY 177.58 EUR/CAD 1.5899
₿ CRYPTO
BTC $82,095 ▲ +0.62% ETH $2,420 ▼ -0.57% XRP $1.2999 ▼ -0.49% SOL $104.2300 ▼ -0.3%
S&P 500 7,659 ▼1.09 % DOW 52,002 ▼0.34 % NASDAQ 26,140 ▼2.14 % NAFTA 99.02 ▲2.61 % ARI 4,181 ▲0.26 % S&P 500 7,659 ▼1.09 % DOW 52,002 ▼0.34 % NASDAQ 26,140 ▼2.14 % NAFTA 99.02 ▲2.61 % ARI 4,181 ▲0.26 %
EUR/USD 1.1241 EUR/GBP 0.8439 EUR/CHF 0.9267 EUR/ALL 91.3007 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4438 EUR/TRY 55.6781 EUR/JPY 177.58 EUR/CAD 1.5899 EUR/USD 1.1241 EUR/GBP 0.8439 EUR/CHF 0.9267 EUR/ALL 91.3007 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4438 EUR/TRY 55.6781 EUR/JPY 177.58 EUR/CAD 1.5899
18 Tet 2026
Breaking
Premier League

Ishte ndër futbollistët më të paguar në botë, tani fiton dyfish. Jeta e re e Rio Ferdinand

Rio Ferdinand ka zbuluar se sot fiton pothuajse dy herë më shumë sesa gjatë kohës së tij te Manchester United, pas transformimit të tij nga futbollist elitë në një figurë të fuqishme të mediave. Ish-mbrojtësi anglez, i cili në kulmin e karrierës arrinte deri në 7 milionë euro në vit si një nga futbollistët më të paguar në botë, ka pranuar se aktualisht fiton shumë më tepër sesa 138.000 euro në javë që merrte te “Djajtë e Kuq”.

Ferdinand ka luajtur te West Ham United (1996-2000), Bournemouth (1996), Leeds United (2000-2002), Manchester United (2002-2014) dhe Queens Park Rangers (2014-2015). 47-vjeçari u intervistua nga Jordan Macauley në podcast-in “The Long Play”, ku figura të sportit tregojnë si kanë ndërtuar perandoritë e tyre. I pyetur se kur ka fituar më shumë, ai u përgjigj: “Ndoshta në vitet e fundit”.

Ferdinand pranoi se kalimi nga legjendë e Manchester United (me 6 tituj Premier League nën drejtimin e Sir Alex Ferguson) në analist mediatik nuk ka qenë gjithmonë i lehtë, por ka qenë shumë fitimprurës. Sipas “The Richest”, pasuria e tij neto kalon 65 milionë euro, falë karrierës si futbollist, punës si analist televiziv dhe podkastit, sponsorizimeve dhe investimeve në kompani sportive e biznes.

Ai gjithashtu ka deklaruar se jeton në Dubai dhe ka kritikuar sistemin e taksave në Mbretërinë e Bashkuar, duke thënë se njerëzit nuk janë të kënaqur kur shohin se paratë e tyre nuk shkojnë për shërbime cilësore. Megjithatë, Ferdinand thekson se e do Anglinë, por e sheh këtë fazë të jetës si një “kapitull të ri” dhe një fillim të freskët për të.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.