☀️
Tiranë 20°C · Kthjellët 18 Tetor 2026
S&P 500 7,659 ▼1.09%
DOW 52,002 ▼0.34%
NASDAQ 26,140 ▼2.14%
NAFTA 99.02 ▲2.61%
ARI 4,181 ▲0.26%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1241 EUR/GBP 0.8439 EUR/CHF 0.9267 EUR/ALL 91.3007 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4438 EUR/TRY 55.6781 EUR/JPY 177.58 EUR/CAD 1.5899 EUR/USD 1.1241 EUR/GBP 0.8439 EUR/CHF 0.9267 EUR/ALL 91.3007 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4438 EUR/TRY 55.6781 EUR/JPY 177.58 EUR/CAD 1.5899
₿ CRYPTO
BTC $81,983 ▲ +0.54% ETH $2,417 ▼ -0.44% XRP $1.2963 ▼ -0.03% SOL $104.0600 ▼ -0.04%
S&P 500 7,659 ▼1.09 % DOW 52,002 ▼0.34 % NASDAQ 26,140 ▼2.14 % NAFTA 99.02 ▲2.61 % ARI 4,181 ▲0.26 % S&P 500 7,659 ▼1.09 % DOW 52,002 ▼0.34 % NASDAQ 26,140 ▼2.14 % NAFTA 99.02 ▲2.61 % ARI 4,181 ▲0.26 %
EUR/USD 1.1241 EUR/GBP 0.8439 EUR/CHF 0.9267 EUR/ALL 91.3007 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4438 EUR/TRY 55.6781 EUR/JPY 177.58 EUR/CAD 1.5899 EUR/USD 1.1241 EUR/GBP 0.8439 EUR/CHF 0.9267 EUR/ALL 91.3007 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4438 EUR/TRY 55.6781 EUR/JPY 177.58 EUR/CAD 1.5899
18 Tet 2026
Breaking
Politika

Berisha: Dorëheqja e Ramës e vetmja zgjidhje, protestat janë pasojë e dhunës 13-vjeçare!

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka kërkuar sërish sot dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama, duke e cilësuar atë si të vetmen zgjidhje për rikthimin e normalitetit në vend.

Në një deklaratë në ditën e 6-të të protestës së studentëve, Berisha akuzoi kryeministrin se përmes reagimeve të tij publike nuk po arrin të qetësojë situatën, ndërsa i cilësoi protestat e ditëve të fundit si pasojë të asaj që e quajti dhunë 13-vjeçare të qeverisjes së Ramës.

“Ka vetëm një zgjidhje për të rikthyer normalitetin në këtë vend dhe e kanë shprehur me qartësi si kristali ata dhjetëra mijëra studentë e gjimnazistë këto ditë të protestës së tyre heroike. Ajo zgjidhje është: Rama jep dorëheqjen. Kjo kërkesë është shprehur qartë edhe nga qindra mijëra qytetarë që mbështesin studentët nga shtëpitë e tyre dhe absolutisht po të jetë nevoja edhe ata do zbresin në shesh krahas djemve dhe vajzave të tyre, ndaj mos e provoko më situatën më tej”, tha Berisha.

“Zgjidhja është vetëm një: jep dorëheqjen menjëherë. Dhuna e vërtetë nuk është ajo që ti mashtron. Po si ke fytyrë dhe del e flet për dhunë para shqiptarëve. Del në mëngjes dhe flet mbi një orë, e quan protestën e mbështetur nga mbarë bota, si flamë. Fëmijët e Shqipërisë i quan të verbër dhe kokëboshë. Akuzon studentët e të rinjtë për dhunë mor faqezi. Jo, Edi Rama, ajo nuk është dhunë. Ajo që ka ndodhur këto ditë është direkt pasojë e dhunës tënde. Pasojë e dhunës tënde 13-vjeçare”, vijoi kryedemokrati.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.